Elbasani gati të hapë “shampanjën”

redaktor

Elbasani luan sot me Kamzën në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut, takimin e fundit që do të kenë si skuadër pritëse këtë sezon në Kategorinë e Parë. Verdheblutë e Files pritet ta kenë një sfidë miqësore këtë me kamzalinjtë, sepse praktikisht e konsiderojnë veten kampionë të kësaj kategorie, ndonëse ende jo matematikisht. Me shumë gjasa File do të lërë pushim titullarët në këtë sfidë, duke i dhënë mundësinë më të rinjve për të treguar vlerat e tyre. Elbasani mund ta sigurojë që sot titullin kampion nëse fiton ndaj Kamzës, ose, edhe po të humbasë, të shpresojë tek një hap fals i Apolonisë në Pukë me Tërbunin.

DOSTI – Në një prononcim për “Sport Ekspres”, numri dy i pankinës elbasanase, Muharrem Dosti, shprehet se Elbasani do të mundohet që të sigurojë titullin kampion sot dhe, cilido që do të luajë do të japë maksimumin në fushë. “Kemi bërë 99% të punës deri më tani dhe na ka mbetur 1% rrugë për ta çuar deri në fund synimin tonë. Them se do ta sigurojmë që nesër (sot) titullin kampion dhe cilido që do të futet në fushë do të japë maksimumin për të marrë një fitore”, shprehet shkurtimisht zv/trajneri i skuadrës së Elbasanit, Dosti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *