Seksioni Kundër Korrupsionit arrestoi orët e vona të mbrëmjes së enjte, me vendim të Gjykatës së Tiranës që kishte dhënë masën “arrest në burg”, Ofeli Horjeti, 47 vjeçe, banuese në kryeqytet, me detyrë agjente doganore e një agjencie private, për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndaj saj ka pasur një denoncim për aferë korruptive me çështjet e zhdoganimeve në prokurori. Pas arrestimit dosja penale i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore
