Fier, grabitja e punonjësve të Ujësjellësit, gjendet makina

redaktor

Policia vendore arriti të zbulonte veturën e grabitur nga autorët mbrëmjen e së enjtes në stacionin e pompave të Ujësjellësit në fshatin Kafaraj ndaj punonjësve të kësaj pike. Burime zyrtare thanë se morën denoncim se në orën 21:10 ishte grabitur me armë e maska personeli, duke u marrë lekët e xhepit dhe mjetin “Fiat Punto”. Pas postblloqeve të shumta bashkë me policinë e Vlorës, makina u gjet e braktisur në autostradën e Levanit. Grupi hetimor dhe ekspertët kanë marrë disa gjurmë të rëndësishme në mjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *