Një aksident është shënuar pasditen e djeshme pranë kthesës së Kamzës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët paraqiten jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve që vinë nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 2 automjete, një makinë dhe një furgon pasagjerësh, të cilët janë përplasur mes tyre. Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të aksidentit. Pistat e para janë shpejtësia e madhe, pakujdesia dhe lagështia në rrugë në ato momente.
