Zëvendësdrejtori i policisë për krimet e rënda Sokol Bizhga, zëvendësdrejtori i policisë për sigurinë publike, Altin Qato kanë zhvilluar një takim në Lazarat. Dhe kanë sjellë prej andej lajme të befasishme “Shkuam me zv/drejtorin Qato si për të kaluar një fundjavë, pa paralajmërim.
Takuam njerëz në rrugë, na pritën shumë mirë. Pimë një kafe në qendër të fshatit. Si është gjendja? Duhet të çoni grupe vetë aty të konstatoni si është gjendja. Unë gjykoj që gjendja është normale, ne nuk shikojmë sipërfaqe të kultivuara. Nuk kemi parë plantacione me kanabis”, tha Bizhga. Seriozisht e ke zoti Bizhga?! Ke pirë vërtet kafe atje, apo mos ke pirë ndonjë tre-fletësh.
