Fyle: Ne nuk qeshim më

anazapta

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle, ka thënë se BE-ja ka kontribuar në konfliktin aktual në Ukrainë, duke mos arritur t’i kuptojë deklaratat e kaluara të presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me trashëgiminë e ish-Bashkimit Sovjetik.

“Ne nuk e kemi marrë seriozisht mesazhin që presidenti Vladimir Putin ka dërguar te ne disa vite më parë, kur ka thënë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit 20. Gjysma prej nesh kanë qeshur, gjysma nuk e kanë kuptuar se për çfarë ka folur. Në Samitin NATO-Rusi në Bukuresht, në vitin 2008, unë kam qenë i pranishëm kur presidenti Putin ka thënë se Ukraina është një shtet artificial. Përsëri, gjysma prej nesh kanë qeshur, gjysma nuk kanë kuptuar. Tani e kuptojmë dhe tani nuk qeshim më”, ka thënë Fyle në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Pak muaj më parë, Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe vazhdon të mbështesë një lëvizje të armatosur separatiste në lindje të Ukrainës. Konflikti tashmë ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Rusia po ashtu ka qenë e lidhur me dhunën vdekjeprurëse në protestat e Euromaidanit në Kiev, të cilat kanë shpërthyer pasi presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka braktisur një marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Evropian, nën presionin e dukshëm të Moskës.

Fyle ka thënë se Brukseli nuk ka arritur ta bindë Rusinë që t’i shohë marrëdhëniet me Evropën si lojë me rezultat fitues dhe jo zero.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim për mospërfilljen që ka treguar Moska ndaj konventave ndërkombëtare, përfshirë Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, i cili garanton integritetin territorial të Ukrainës, dhe Marrëveshjen e Gjenevës, të arritur muajin e kaluar, me qëllim të parandalimit të dhunës së mëtejshme në Ukrainë.

 “Zhvillimi më shqetësues në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore është se marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, parimet si ato të Helsinkit të vitit 1975, nuk kanë më rëndësi të mjaftueshme. Fuqia e të fuqishmit është ajo që ka rëndësi tani. Më herët kemi pasur një botë dypolare dhe Perden e Hekurt. Tani kemi një botë shumëpolare. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka prezantuar një botë zeropolare, ku rregulli i vetëm është se nuk ka rregulla. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë Fyle.

Fyle, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundon në muajin tetor, ka thënë se ende shpreson se Bashkimi Evropian mund ta bindë Rusinë që të angazhohet për një zgjidhje paqësore të krizës.

Ai, po ashtu, ka thënë se 28 shtetet anëtare të BE-së duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre të brendshme, të gjejnë një qëllim të përbashkët dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Rusinë. Një numër i shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, shtetet mesdhetare, Hungarinë dhe Finalndën, thuhet se i kanë tejet të rëndësishme lidhjet e tyre ekonomike me Rusinë.

“Nëse ne nuk jemi të qartë, të vendosur dhe të bashkuar kundër luftës ruse, ndikimet në vendet tona do të jenë të qarta. A është në interes të Putinit që të ketë një Bashkim të fuqishëm Evropian, që shprehet me një zë? Jo, nuk është”, ka thënë Fyle në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. / REL

Share This Article
14 Comments
  • Perplasja e perendimit me Rusine eshte haraci qe duhet te pahuaje perendimi per lenjen ne mes te rruges te revolucioneve demokratte te fundit te viteve 80te si dhe ndihma e pakusyer dhe e pakushteezuar e perendimit per te riimkembur Rusine.
    Kesaj i thone pasi ta keshe plagosur ariun ta kurosh e sherosh e te ankohes se tani ariu po me ha.
    Europianet dhe Amerikanet jo se nuk kane kuptuar por nuk kane dashur te kuptojne pasi shembujt i kane pasur shembujt te qarte e para syve.
    Ish presidenti i njerit nga vendet Balltike ish emigrant ne USA kure e pyeten mbas mbarimit te mandatit si President i Lituanise rreth viteve 2000 nese nuk jam gabim se perse nuk u derdh gjak me rrezimin e komunizmit pergjigja e tije ishte e shkurter dhe e sakte “Komunizmi nuk eshte rrezuar” dhe me tej ka shtuar se kishte deshtuar ne demokratizimin e vendit pasi sa here kishte inicuar reforma domethense te dy krahet e parlamentit bashkoheshin kunder tij.
    Me tej akoma ne Rezoluten e Parlamentit te Europes mbas 2005 per te denuar krimet e komunizmit nga 720 parlamentare kane marre pjese ne seance 80 e kane votuar pro rezolutes dicka me shume se 50% pra 42 apo 43 parlamentare.
    Care ka ketu per te mos kuptuar z Fyle e shume Fyle te tjere ne Europe e Amerike. Megjithate lavdi Zotit Krimea apo Ukraina nuk eshte fundi i botes apo i demokracise perendimore pasi jane thjesht kembane e forte alarmi per te perveshur krahet e rifilluar aty ku eshte lene ne 90ten.
    Zevendesimi i regjimeve kriminale komuniste me regjime kriminale te korruptuaa ne Europen e Lindjes eshte e papranueshme per popullesite e ketyre vendeve por ne te njejten kohe edhe e paqendrueshme.
    Tregues me te mire te kesaj gjendje te vazhdimsise kriminale nuk mundet te kete sesa okupimi i Krimese e gjysmes se Ukraines pa shprazur nje pushke. Elitat kriminale te korruptuara te lindjes ish komuniste pervec se jane te korruptuara jane edhe filo-ruse qe ju kane hypur popujve te tyre ne qafe e natyrshem e konsiderojne demokracine e perendimin si armikun e tyre kryesor.
    Demokracite perendimore perpara se te perballen me Rusine duhet te pastrojne shtepite dhe oborret e tyre pasi eshte e turpshme se si ish Kancelari Gjerman perqafohet me Putinin ne te njejten kohe qe vazhdon te derdhet gjaku i popullit ukrainas nga falangat ruse e shume qeveri kryesisht te majta te ish-lindjes komuniste heshtin e mundohen te flirtojne nen rrogoz me Putinin.
    Histora ka treguar se armiku me i madh e shkaterrues per diktaturat dhe regjime kriminale eshte stuhia e lirise qe ben qe popujt e shtypur te ngrihen e ringrihen pa marre para syshe asnje rrezik.
    Perendimi duhet te japi shenja te qarta per popujt e shtypur se me rrezimin e diktaturave nuk do pranojme regjime kriminale te korruptuara qe zakonisht diktaturat perpiqen qe te lene pas .
    Nese perendimi do te japi suport per lirine e demokracine e popujve te shtypur te lindjes ish komuniste energjite dhe uniteti i lindjes me perendimit do te arrije nje nivele te papara me pare.

    • Gjakun e popullit ukrainas nuk po e derdhin ruset or lum miku ..po ata te Stefan Banderes nen drejtimin e atyre qe kane organizuar e drejtuar Gladiot Evropiane …

      • Stepan Bandera eshte hero i popollit ukrainas, po te dalin rublat nga veshet tani se nga hundet do ti nxjerri Zoti, kur behesh pale me gjakataret ruse. Sllava Ukraine dhe heronjve te Maidanit qe cliruan Ukrainen nga vegla e Putinit dhe i hapen syte Perendimit per natyren gjakatare te bandes se Kremlinit. Qeshni tani, injorant te Brulselit qe e cuat boten demokratike si qengji para kasapit te stepave.Sa mekat qe shprehesh ne SHQIP, e ndot me logjiken tende dhe deshiren per lufte.

  • Ky Fyle duhet te mesoje te verteten per Majdanin se ja kane thene ca ndryshe ata qe e organizuan … Vertet po krojohet o Fyle bota shumepolare por ne te verete eshte njepolare dhe ju faleni tek ai poli “njepolar” ..

    • @ Askushi ? Më pëlqen që e njihkeni planin “Gladio”! Nuk mund te kuptohen drejt zhvillimet europiane pa njohur ate plan te prapaskenës së thellë politiko-ushtarake!? Të jetë vallë Fyleja aktor i botës “njëpolare…..”? Nderime!

  • Kur i intereson Amerikaneve dhe BE edhe nje grusht shteti me kallash si ne Ukraine quhet Demokratik, duke permbysur nje President dhe qeveri te dale me vote. Kur pro perendimoret ishin ne qeveri me ne Kryeministren Julia Timoshenko nuk e kishin mendjen per te bere reforma “demokratike”, por ne emer te tyre benin grabitje dhe vjedhje te qytetareve e te pasurive kombetare, te cilet u ndeshkuan 2 here rradhazi me vote duke vene ne krye si President pro rusin Janukovich. Timoshenko kryeministre me te shoqin u bene miliarderet e pare te Ukraines me megavjedhje dhe shperdorime, prandaj ate drejtesisa e plasi ne bung dhe ne mbrojteje i doli ky perendim qe i “qan” zemra per popullin e Ukraines turp. Financuan me CIA dhe sherbime te tjera sekrete, opoziten dhe grupet ekstremiste fashiste ne kete vend dhe nuk ka asnje gjase qe Ukraina ti kthehet normalitetit, shkeputja e pjese lindore te saj tashme po shkon drejt faktit, kete po e vendosin vete qytetaret e saj ku dominojne ruset dhe pro ruset. Shkeputja dhe bashkimi me Rusine nga e shkeputi Hrushovi me nje fjale goje, kur ja bere dhurate Ukraines, nuk eshte asgje perballe shkermoqjes ne te cilet ndodhet sot ky shtet pa shtet.

  • Fyle !
    Ty, Doris Packun , Grosrukun etj. shqipëtarët ju njohin mirë ! Keni 25 vjet që talleni me ne.
    Rusia, thua ti , nxit pjesën pro- ruse të popullsisë për të destabilizuar Ukrainën !
    Je ti Fyle dhe të tjerët si ti që sollët nazistët në Kiev . Për ty këta banditë janë demokratë, sa kohë që janë kundër Rusisë.
    Fyle, je goxha djalë në paraqitje por, nga trutë qënke fyll!
    Ato që di koka jote Putini i di me bythë!

  • [1] “Tani nuk qeshim me” d.m.th. do kete lufte. [2] “z Fyle i mbaron mandati ne Tetor” Sh. Bukur, ka kohe. ne Vere jane mundesite optimale te zgjidhet problemi Rus.

    Pervec 2-3 links ne Angl, cdo gje per kete Komisioner te Nderuar [te zgjerimit] eshte ne gjuhen Shqipe. ~300.000 rezultate. Fyle tha, Fyle keshilloi. Fyle takon Ramen, Meta takon Fylen. Berisha quan Fylen Serbofil, Fyle jep 5 pika, 3 ligjet Fyle beri… Dhe kur shkon Fyle ne Ukraine, lajmi eshte Shqip. Kur viziton Sarajeven, lajmi jepet ne Shqiperi. I jemi qepur kemba-kembes z. Fyle. Nuk gjindet askund tjeter ne Europe nje Fyle-fili (-philia) e tille. Te ben te ndihesh i privilegjuar qe je Shqiptar, e vetmja menyre sot ne planetin tone te mesosh c’ben, ku eshte, pse shkoi e kur do kthehet z. Fyle. Mendoj se do jete me efektivitet-ne-kosto, ti vejme “nje gjurmues satelitor ne xhakete” e cdo njeri nga ne, me nje password te thjeshte Fyle12345, ta ndjekim LIVE ne harte. Sic benim dikur me femijet tane 4-5 vjecare, duke pare Baba Dimrin nga Laplandi qe ndante dhurata.

    Perfundime – Fyle eshte i pazevendesueshem [ne Shq] Fyle degjohet, projektohet e shenohet [ne Shq] Fyle, eshte i padiskutueshem [ne Shq] Fyle eshte i Madh [ne Shq]

    Lum si Ne.
    Por ne Tetor pergatituni per nje traume Kombetare…do gjindeni ne kete situate:

    sans-Sequi
    sans-Fyle.

    Duke parafrazuar te nderuarin deputet [z strazimir] “cdo qe e kishim provuar ne kete vend, po keshtu -o vlla- nuk shtyhet!”

  • Shko provoje me lufte zoti Fyll me qe nuk do te qeshesh, merr edhe zotin Lam te te tregoje rrugen

  • Z. Fyle vete po tregon se cdo gje ne lidhje me Rusine dhe dhelpren Putin e paskeni marre me te qeshur, domethene tregon se ne krye te BE dhe te USA jane idiote dhe toca. Kur ty ta futi Sali Berisha nje shpellar Vucidoli tek Restorant Krokodili me kete nivel qe ke, as qe behet llaf dhe fjale se jeni hapur bythesh nga Putini. Toc.

  • @ Askushi ? Më pëlqen që e njihkeni planin “Gladio”! Nuk mund te kuptohen drejt zhvillimet europiane pa njohur ate plan te prapaskenës së thellë politiko-ushtarake!? Të jetë vallë Fyleja aktor i botës “njëpolare…..”? Nderime!

  • Rjebata, si e kene mendjen do te shkoni apo jo ti jepni nje dore Vladimir Vladimirovicit? Kaloni nje here nga Beogradi se mos ju caktojne ne frontin e Mitrovices, si qente ne vreshte do shkoni.

  • Peralla,pralla,pralla per konsum te jashtem se asgje nuk esht ashtu sic thuhet ! Prapaskena e filluar shum e shum koh po shkon drejt nje realizimi qe mundet te kushtoj shum gjak ! E keshtu i nderuar Zaimi nuk ka “te jet ?” se ne kte shah cdo levizje qoft ushtaresh edhe figurash nuk jan rastesi ! E pam edhe ne Shqiperi kte loj qe po vazhdon ! Kush esht i zoti ti rezistoj esht e vetmja shpres e njerzimit e mos nxitohemi te nxjerim konkluzione e te akuzojm ata qe e kan kuptuar dhe e din !…Demokracia e vertet nuk ka asgje te perbashket me kte qe serviret e qe populli naiv po e ha !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *