Qenka gallatë të falsifikosh firmë dhe vulë doktori?!

anazapta

Miq të Ditës! Personazhi dhe episodi që lidhet me të, janë thuajse të zakonshëm, por… ai është edhe person publik dhe meqenëse ka shumë vite që na bezdis, ta bezdisim dhe ne pak atë. Para dy ditësh, moderatorja Sonila Meço, në emisionin “Kontrata” në “AGON Channel”, trajtoi jetën dhe veprën e gazetarit Blendi Fevziu, natyrisht i pranishëm në studio, me një pamje serioze. Në harkun e jetës së Fevziut, moderatorja u ndal edhe në kohën e rinisë së hershme të tij, nxënës në gjimnazin “Partizani”. Rezultonte një djalë i zgjuar, serioz, i mirë në mësime, i pasionuar pas letërsisë etj., por na doli edhe me nja dy “defekte” të vogla, që moderatorja i nxori për të bërë më interesant Blendi Fevziun.

Ky i pranoi e i pohoi me gjysmë buzëqeshje e gjysmë seriozitet. “Po, janë të vërteta, por i kam bërë dikur”, u mburr Fevziu. Por çfarë kishte bërë ai në shkollë? Meqenëse bënte shumë mungesa në shkollë, ai bashkë me shokë merrte receta bosh nga farmacia dhe i vuloste me një vulë fallco nën emrin e një doktori dhe i dërgonte në shkollë që të justifikohej. Punë kopilash! Për kohën e sotme është thjesht një gallatë, kuptohet, por mua më la një shije e përshtypje të hidhur.

Brezat e asaj kohe i kujtojnë me nostalgji vitet e gjimnazit, si vitet më të mira ku ne mësuam shumë dije, u shkolluam, u bëmë të ditur, por edhe u edukuam me rregullin, disiplinën, sjelljen e virtytet. Unë vetë kam qenë i gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.  Mua e shoqeve e shokëve të mi të asaj kohe as nuk na shkonte nëpër mend të falsifikonim firmën e vulën e një doktori, e jo më ta bënim këtë akt. S’na lejonte edukata dhe frika. Po këtij Fevziut si ja lejonte edukata e tij, e familjes, që shpesh mburret si e sojit, tradicionale, e lartë etj.? Po frikë nuk kishte? Se po të kapeshe në atë kohë me gjëra të tilla, e pësoje keq. Çudi! Me sa duket, e ka pak në gjak mikrobin e falsifikatorit. Fakti i dytë interesant i bisedës është shpjegimi i Blendit për motivin e kësaj pune.

“Bëja shumë mungesa në shkollë, sepse nuk shkoja dot në orët e para të mësimit, zgjohesha vonë”, pohonte ai. I thirra memories time për këto vite dhe kujtova se kjo gjë ishte shumë e rrallë në gjimnazin tonë, dukuri e fare pak nxënësve, të cilët ishin problematikë, mbetës, “të katrave”, dembelë. Nga këto karakteristika për Fevziun, shkon kjo e fundit: tip dembeli! Me respekt, Th.N.

 

Dërguar në redaksi

Pallati ‘Natyral’, rr.Pjetër Bogdani 

Share This Article
4 Comments
  • Te presim kur Fevziu te intervistoje Mecon!
    Keto lloj intervistash tregojne boshllekun e medias.Media duhet te merret me problemet qe shqetsojne qytetaret dhe jo me vet-veten

    • Histori spiunesh dhe fallsifikatoresh. Fevza e ka pasur shtepine ngjitur me shkollen e tij – pra nuk ka pasur asnje aresye te shkonte vone ne shkolle. Eshte toleruar pasi ka qene djale i perkedhelur dhe aspak djale i armiqve te popullit sic i pelqen ta quaje veten tashme.
      Ceshtja e fallsifikimit te raporteve mjekesore ne ato kohe ka qene dicka shume serioze dhe rrezikoje perjashtimin nga shkolla dhe masa edhe per familjaret (qe e kane edukuar kete Birce ne kete forme).
      Fakti qe Fevziut Qeros nuk i ka hyre gjemb ne kembe tek “Partizani” ka te bej ose me faktin e njohur qe nje pjese e familjeve te “persekutuara” ishin njekohesisht edhe spiunet me te thekur te lagjes/shkolles (padyshim qe shumica e tyre nuk kishin rruge tjeter), ose me faktin tjeter te te qenit ne ate shkolle me nepotizem me autoritete e shkolles – pra te qenit i perkedhelur i mesuesve dhe drejtorise.
      Fevziu mbahet mend tek Partizani si nje gje e felliqur qe ju lepihej dhe sherbente djemve te tjere te vitit qe ishin me te gjate e me te suksesshem se ai dhe qe ofronte shtepine e tij si baze e ketyre djemve e vajzave. Fevziu bente cmos qe te pelqehej dhe pranohej nga grupi i djemve. Me nje fjale ne personalitetin e tij pothuaj asgje nuk ka ndryshuar – te njejtejn gje ben edhe sot por me dallimin se ne kete menyre ka vene pasuri e porna (duke pire si qingji i bute tek dy nenat)…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *