Çfarë përfaqëson studimi që po botojmë sot?
Ekspertët e njohur anglezë, James Pettifer dhe Miranda Vickers trajtojnë çështjen çame me një studim të ri, duke ofruar kontekstin dhe perspektivën e këtij problemi shqiptaro-grek në kushtet e reja . Në këtë studim trajtohet në mënyrë të veçantë i ashtuquajturi “Traktat i Miqësisë” i lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë afro dy dekada më parë. Sipas studiuesve anglezë, ky traktat ishte një kurth i rrezikshëm ku i futi Berisha marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tradhtia që ai i ka bërë çështjes çame, e cila nuk përmendet fare në traktat. Ky kurth i Berishës bën kontrast të fortë, kur mendon se ndër liderët politikë të post-komunizmit, ai sillej dhe si flamurtar i interesave çame apo si “lider i mbështetur masivisht nga komuniteti çam”. Gjithashtu fryt i këtij traktati ishte dhe marrëveshja për kufijtë detarë, që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese. Fragmenti që po botojmë është shkëputur nga libri më i ri i tyre “Çështja çame: etapa e re”, publikuar ditët e fundit në shqip dhe anglisht nga shtëpia botuese “Naimi”. Aty analizohen zhvillimet më të fundit të çështjes çame, ende e pazgjidhur nga diplomacia dhe politika. Sipas studiuesve, heqja e Ligjit të Luftës nga ana e Greqisë është një çështje emergjente dhe do të shënojë një perspektivë të re për problemin çam. E rëndësishme është të thuhet se për herë të parë Vickers dhe Pettifer nënvizojnë se çështja çame nuk mund të zgjidhet vetëm nga Greqia dhe Shqipëria, por me ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, nën udhëheqjen e qartë të Shteteve të Bashkuara.
Ekspertët anglezë të çështjes shqiptare Miranda Vickers dhe James Pettifer
* * *
Miranda Vickers dhe James Pettifer
Sfondi historik
Ky studim përqendrohet në zhvillimet e fundit që prekin popullatën etnike shqiptare në veri-perëndim të Greqisë, të njohur si çamë. Komuniteti shqiptar i çamëve ka ekzistuar në këtë pjesë të Greqisë që prej antikitetit dhe, për shumicën e periudhës së historisë së tij, ka bashkëjetuar me fqinjët grekë, romë dhe vllehë pa vështirësi, deri në periudhën e ekspansionit dhe irredentizmit nacionalist grek në fund të Perandorisë osmane, kur çamët ishin objekt i diskriminimit dhe persekutimit sistematik. Nacionalistët grekë kërkuan gllabërimin e Shqipërisë jugore deri në lumin Shkumbin, me pretekstin e ‘Epirit të Veriut ‘ dhe rrjedhimisht ta pushtonin.
Gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913 dhe, më vonë, nën diktaturën e gjeneralit Metaksa në vitet 1930, shumë çamë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre, së bashku me shqiptarë dhe minoritete të tjera rezidente. Që nga ajo kohë, shqiptarët e krishterë jo-ortodoksë të mbetur në Greqi konsideroheshin nga grekët si armiq. Çamët shqiptarë ortodoksë i ishin nënshtruar asimilimit të dhunshëm kulturor dhe ndërrimit të identitetit, ndërkohë që emrat origjinalë shqiptarë të shumë qyteteve dhe fshatrave filluan të zëvendësoheshin gradualisht me emra grekë.
Çështja Çame është shumë e ndërlidhur me perceptimet historike greke, të cilat ende vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, në lidhje me ndjeshmërinë e kufirit verior të Greqisë. Kufijtë aktualë të Greqisë veriore janë krijuar me anë të luftës. Në historinë bashkëkohore greke, veriu ka qenë gjithmonë rajon i paqartësisë dhe pasigurisë, ndërsa e ardhmja e tij ka qenë përcaktuar shpesh nga veprimet ushtarake, sikurse ndodhi në periudhën e Luftës Civile Greke (1943-1949). Në këtë rajon ka pasur konflikte të mëdha sociale gjatë dhe pas periudhës së sundimit të Ali Pashës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ndërsa në përgjithësi rajoni Çamëri/Epir ishte një teatër i rivaliteteve perandorake britanike -franceze në Mesdhe, si dhe në lidhje me krizat e gjata të shekullit të nëntëmbëdhjetë mbi të ardhmen e ishujve jonianë, kryesisht Korfuzit dhe qytetit port të Pargës.
Pas aneksimit të Epirit/Çamërisë nga ana e Greqisë në vitin 1913 dhe trevës së sotme greke të Maqedonisë, si dhe më vonë (1920) të Thrakës Perëndimore, Greqia mori një popullsi të madhe shqiptarësh, sllavësh, turqish dhe banorë të tjerë jo-grekë. Prania e kaq shumë trevave të banuara kryesisht nga jo-grekë që jetojnë në afërsi të kufirit konsiderohet armiqësore për interesat kombëtare duke shkaktuar ankth tek zyrtarët grekë. Edhe shkëmbimi masiv i popullsive midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1922 bëri shumë pak për ta bindur Athinën mbi sigurinë e kufirit verior të Greqisë. Dëbimet me dhunë të çamëve që pasuan në vitin 1930, si dhe midis viteve 1944-1945, ishin një përpjekje për të zhdukur popullsinë shqiptare nga Çamëria/Epiri dhe për ta zëvendësuar atë me vllehë dhe popullsi greqisht-folëse nga pjesë të tjera të Greqisë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një përpjekje për të krijuar një rajon kufitar etnikisht të pastër grek, rreth 35-40.000 çamë u dëbuan me dhunë nga Greqia e veriut nga forcat guerile EDES të krahut të djathtë të Gjeneral Napoleon Zervës. Dëbimi i tyre u pasua në qershor 1944 me masakrën e rreth 600 shqiptarëve çamë burra, gra dhe fëmijë në zonën e Paramithisë. Vrasje të tjera masive të çamëve ndodhën edhe në qytetet e Pargës, Spatarit dhe Filatit. Autoritetet greke mandej miratuan një ligj që sanksiononte shpronësimin e gjithë pasurive çame, ndërsa gjuha shqipe nuk u lejua të flitej në publik dhe as të mësohej në shkolla. Shumë qytete dhe fshatra u detyruan me forcë të të helenizonin emrat e tyre, ndërsa struktura demografike e Greqisë veri-perëndimore u ndryshua më tej nga futja e të ardhurve nga pjesë të tjera të Greqisë, veçanërisht të vllehëve, të cilët inkurajoheshin të nguliteshin në fshatrat e braktisura çame, pa të drejtë ligjore të pronësisë.
Për gati 70 vjet çamët dhe pasardhësit e tyre kanë kërkuar njohjen e këtyre ngjarjeve dhe kompensimin për të drejtat e tyre kombëtare dhe pronësore në Greqi. Gjatë 20 viteve të fundit çamët kanë ndërmarrë fushata të ndryshme duke u përpjekur të nxisin të dyja qeveritë, greke dhe shqiptare, për të trajtuar problemet e tyre. Megjithatë, deri më sot, qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare zyrtarisht janë shmangur për ta detyruar Athinën të përballet dhe të diskutojë çështjen çame, ndërsa Greqia ka refuzuar vazhdimisht të hyjë në negociata mbi këtë çështje, duke argumentuar se nuk ka çështje çame. Diskriminimi i qeverisë greke është bërë edhe më anormal në Evropën bashkëkohore, ku Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë qytetarëve shqiptarë të drejtën e udhëtimit pa viza. Megjithatë, si një vend anëtar i BE-së për shumë vite, Greqia ende nuk i lejon të hyjnë atje qytetarët shqiptarë me origjinë çame, të cilët kanë lindur në Greqi. Kështu çamët e moshuar nuk janë ende në gjendje të kthehen në Greqi për të vizituar trojet e tyre të lashta dhe pronat e tyre, si duke u vulosur persona non grata në pasaportat e tyre, apo edhe me raste edhe duke ua grisur. Edhe pse përdorimi i shqipes si gjuhë e ligjshme është përmirësuar në Greqi, ka ende shumë vështirësi me të cilat përballen qytetarët grekë me origjinë shqiptare, të cilët nuk janë njohur si një pakicë etnike nga shteti.
Tashmë ka rreth 250.000 çamë në Shqipëri dhe afro 400.000 në diasporë në vende të ndryshme. Pavarësisht dhënies së shtetësisë shqiptare në vitin 1953, çamët ende e konsiderojnë veten të dyzuar, sa grekë aq dhe qytetarë shqiptarë, për shkak se ata janë pronarët ligjorë të pronave të tyre të çmuara në Greqi , të cilat përfshijnë vreshta, pyje dhe toka kullosore, si dhe prona shtëpi dhe tregtare. Përveç pronave të tyre në rajonin e Epirit, çamët gjithashtu zotërojnë toka në qarqet greke të Trikalës, Maqedoninë greke dhe në Thesali. Kolektivisht, pronat në pronësi çame në Greqi janë vlerësuar, sipas mendimit të tyre, në rreth 3 miliardë dollarë amerikanë.
Çamët janë duke bërë fushatë ndaj qeverisë greke për të njohur dhunën e ushtruar ndaj tyre, si dhe për kthimin e pronave të tyre të konfiskuara. Ata kërkojnë të drejtën për të rifituar titullin ligjor për ato prona; të drejtën për të marrë nënshtetësinë greke, duke mbajtur shtetësinë e vendit ku ata banojnë aktualisht; si dhe të drejtën për të jetuar, punuar dhe të udhëtuar lirisht në Greqi, pa pasur nevojë për të marrë viza. Një pjesë e konsiderueshme e çamëve duan gjithashtu shtetësi të dyfishtë – shqiptare dhe greke, ndërsa duan të njihen si shtetas grekë me kombësi shqiptare.
Deri në fund të vitit 2012 kishte shenja ogurzeza që presioni i ngjashëm ishte duke u shfaqur sërish, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë shtypi në dhjetor 2012 se “çështja çame do të zgjidhet në bazë të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të vitit 1995 midis Shqipërisë dhe Greqisë. Shumica në pushtet në Shqipëri do të miratojë rezolutën në qoftë se ajo është në përputhje me Traktatin e Miqësisë, i cili njeh kufijtë përkatës dhe është një bazë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet. Ky traktat përmban një klauzolë, në të cilën çështjet e pronësisë së shqiptarëve në Greqi dhe të grekëve në Shqipëri janë cituar si çështje teknike dhe se këto do të zgjidhen.” Duke pasur parasysh se nga nënshkrimi i këtij traktati të turpshëm Miqësie kanë kaluar gati 20 vjet, dhe çështja e pronësisë së pasurisë çame në Greqi nuk ka gjetur asnjë zgjidhje, kjo ishte një arsye e mirë për të dyshuar në sinqeritetin e deklaratës së Berishës.
Pavarësisht se përmban referenca të shumta për pakicën greke në Shqipëri, Traktati i Miqësisë nuk e përmend çështjen çame, një temë që kishte kohë që ishte fshirë nga institucionet shtetërore greke. Klauzola 20 deklaron se Traktati do të jetë i vlefshëm për një periudhë 20-vjeçare. Prandaj, para vitit 2016 Traktati duhet të rishikohet, nëse çështja është e detyrueshme nga secila qeveri. Në mënyrë domethënëse, Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit lë jashtë çdo referencë të gjendjes së Ligjit të Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me zgjidhjen e çështjes çame. Ky ligj shumë i diskutueshëm është një nga pengesat kryesore të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme të çështjes çame. Sipas ligjit, Shqipëria dhe Greqia janë ende teknikisht në gjendje lufte.
Ligji i luftës
Ligji u miratua në vitin 1940 nga ana e Greqisë, kur vendi u pushtua nga trupat italiane përmes Shqipërisë. Sipas ligjit, pronat e çamëve u konfiskuan nga qeveria greke pasi u konsideruan si prona që i përkisnin “armikut” për shkak të bashkëpunimit të pretenduar të çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa çamë sigurisht kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë, por kështu bëri edhe një pakicë e grekëve vendorë, ndërsa një numër i madh i çamëve ka marrë pjesë në forcat anti-pushtuese të Boshtit, kryesisht me partizanët komunistë. Kështu, pozicioni aktual shtetëror grek mbështetet në një shtrembërim të madh dhe thjeshtëzim të tepruar të historisë vendore. Edhe pse kjo gjendje thellësisht e diskutueshme e Ligjit të Luftës u shfuqizua nga qeveria greke në vitin 1987, ajo nuk arriti kurrë të ratifikohej nga parlamenti grek. Çamët argumentojnë se qëkurse pasuria e tyre u konfiskua si pjesë e këtij ligji, nuk është e mjaftueshme për autoritetet greke të deklarojnë të pavlefshëm ligjin – ai duhet të shfuqizuar më parë nga vetë Parlamenti. Autoritetet greke, megjithatë, në vijimësi kanë thënë se as do ta shqyrtojnë dhe as do ta shfuqizojnë Ligjin e Luftës, duke argumentuar se ekzistenca e Traktatit të Miqësisë të vitit 1995 midis Greqisë dhe Shqipërisë e shfuqizon automatikisht atë.
Në një vizitë në Tiranë në nëntor 2012, Ministri i Jashtëm grek, Dimitri Avramopulos është pyetur në një intervistë se pse Greqia nuk e shfuqizon Ligjin e Luftës. Ai u përgjigj: “Sa për gjendjen e Ligjit të Luftës, unë ju kujtoj se Greqia dhe Shqipëria nënshkruan një Marrëveshje Miqësie dhe Bashkëpunimi në vitin 1995. Ne jemi aleatë në NATO. Në fakt, Greqia mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë qysh në fillim, ashtu sikurse ne jemi mbështetës të fortë të Shqipërisë për bashkimin me familjen europiane. Pra, “gjendja e luftës” është shuar. Ne tani flasim në aspektin e miqësisë dhe aleancës. Tani jemi të dy në të njëjtën anë dhe kjo është se si ne duhet të shohim këto çështje.” Në janar 2013, Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, në bisedime me ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, i kërkoi Greqisë të heqë Ligjin e Luftës. “Heqja e Ligjit të Luftës, një ligj i vjetër dhe absurd, do t’i shtyjë marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel të ri,” i tha ai Rokanas.
Në këtë pikë Panariti është i saktë. Asnjë veprim tjetër i Athinës nuk do të bëjë më shumë për të bindur Shqipërinë në sinqeritetin e miqësisë së Greqisë, se heqja e këtij “elefanti të madh në dhomë” në marrëdhëniet greko – shqiptare. Ajo do të heqë, natyrisht, edhe një nga pengesat kryesore që çamët të rifitojnë pronën e tyre greke, e cila është dhe arsyeja pse çështja është kapur në një gjendje të përhershme harrese – aq sa duket se nuk të shqyrtohet kurrë. Duke e lënë situatën çame mënjanë, ky është qartazi një pozicion krejtësisht i papranueshëm për dy vendet fqinje gati 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo është padyshim një temë shumë komplekse dhe e errët që duhet të zgjidhet përfundimisht, jo vetëm për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes çame, por edhe në interes të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE.
Është gjithashtu çështja e burimeve të mundshme të hidrokarbureve nën shtratin e detit Adriatik në bregdetin e Epirit në kufi me Shqipërinë. Një përpjekje për të caktuar zonat greke dhe shqiptare në shtratin e detit nga qeveria Berisha disa vjet më parë u rrëzua si e dështuar kur linja ndarëse e propozuar e përcaktimit, u pa në Shqipëri se favorizonte fort interesat greke dhe kur ajo u paraqit nga qeveria e Tiranës prodhoi zhurmë dhe protesta të zemëruara në shtyp dhe Parlament
Rritja e nacionalizmit agresiv
Për grekët, si dhe për kombet e tjera të Ballkanit, frikërat janë shoqëruar nga referenca të papërgjegjshme për një “Shqipëri të Madhe” që shpesh burojnë nga grupe të ndryshme nacionaliste dhe politikanësh shqiptarë – duke përfshirë kohët e fundit ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në nëntor të vitit 2012, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos, anuloi një udhëtim në Shqipëri pasi Berisha, bëri atë që grekët e panë si një deklaratë provokative në një tekst të dërguar në një muze për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga sundimi osman. Në tekst Berisha i referohej “Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe nga Shkupi në Podgoricë.” Deklaratat e Berishës u panë me tmerr në Athinë dhe bënë që ministri i Jashtëm Avramopulos menjëherë të anulonte vizitën e tij në Shqipëri. Megjithatë vitin e kaluar, Konsulli grek në qytetin jugor shqiptar të Korçës shkaktoi alarm të njëllojtë në Tiranë, kur ai mbajti një fjalim në të cilën pretendonte se Shqipëria juglindore ishte pjesë e “Epirit të Veriut”.
Realiteti i ri në terren
Ndërsa nacionalistët grekë dhe shqiptarë i hedhin të shara njëri-tjetrit, thellë në tokat e banuara dikura nga çamët janë duke ndodhur ndryshime delikate. Nga këto përfitojnë kryesisht punëtorët e shumtë shqiptarë që janë vendosur në veri-perëndim të Greqisë që nga fundi i komunizmit në vitin 1992. Tashmë, me sa duket, ata nuk janë njerëz të frikësuar nga fakti i të qenit shqiptar. Çdokush që viziton Greqinë veri-perëndimore do të vë re boshllëkun e madh të këtij rajoni dikur i banuar me popullsi të dendur, përveç njëfarë prosperiteti në pjesën bregdetare. Vështirësitë ekonomike të Korfuzit, me industrinë e tij turistike që mban peshën më të madhe të ekonomisë rajonale, po ndikojnë Epirin/Çamërinë në përgjithësi. Banorët kanë shitur gjithmonë produktet e tyre bujqësore në ishujt e Jonit. Shumë të rinj grekë preferojnë më mirë emigracionin në krahasim me punën e rëndë bujqësore, ndërsa numri i fermerëve të vegjël dhe blegtorëve është në rënie. Puna në bujqësi ka një imazh jo të mirë midis të rinjve grekë dhe shpesh toka është duke u marrë pa bujë (dhe në mënyrë të paligjshme) nga shqiptarët e ardhur rishtas.
Në brendësi, fshatrat e braktisura prej kohësh dhe trojet janë duke u zhdukur ngadalë nën një bimësi të dendur. Toka e përdorur dikur nga çamët për të kullotur kopetë e tyre të mëdha, tani po kthehet përsëri në pyll, për shkak të ciklit të pafund të shpopullimit që ka karakterizuar historikisht këtë cep të Evropës Juglindore. Kështu trashëgimia gjeografike dhe arkitektonike e okupimit çam në Greqinë veri-perëndimore po shkon gradualisht drejt zhdukjes. Gjatë disa dekadave të fundit ka pasur ndryshime të rëndësishme në përbërjen e popullsisë së Epirit/Çamërisë ndërkohë që ka vazhduar shpopullimi rural. Ndërsa dyzet vjet më parë dikush do të dëshmonte vetëm braktisjen e fshatrave çame, sot edhe shumë fshatra greke kanë humbur banorët e tyre që kanë shkuar drejt qyteteve dhe qendrave më të mëdha të banimit.
Çështja madhore e kufirit ka filluar të paraqitet si faktor i destabilizimit të situatës. Si rezultat i krizës së thellë ekonomike në Greqi, si bazat policore dhe sidomos ato ushtarake greke në Epir janë mbyllur , dhe/ose numri i personelit aktiv është shkurtuar. Kontrollet doganore në zonën kufitare tashmë poroze të Kakavisë gjithashtu janë pakësuar. Megjithatë ushtria greke ka patur sukses në ndërtimin e një rrugë të re të aftë për të mbartur automjete të rënda deri në kufi në sektorin qendror në veri të Filatit, qytetit që në përgjithësi konsiderohet të jetë çelësi ushtarak në rajon. Vendasit e të dyja etnive besojnë se kjo është bërë në mënyrë që të sigurojë ushtrinë greke me një kapacitet të reagimit të shpejtë në raste trazirash që mund të prekin zonat e pakicave greke rreth Sarandës dhe Gjirokastrës në Shqipërinë jug-perëndimore.
Kjo paqëndrueshmëri ndikon jo vetëm kufirin Çam/Epir, por të gjithë gjatësinë e kufirit nga Epiri në Thrakë. Inkursionet shqiptare u debatuan në Parlamentin e Athinës në fund të shkurtit 2013, pas një programi televiziv ku ishin filmuar fshehurazi automjete ilegale shqiptare që lëviznin përgjatë kufirit pranë Leskovikut (në sektorin qendror fqinj me Maqedoninë greke) çdo ditë dhe prisnin pyjet. Kontrabanda ka qenë gjithmonë pjesë e jetës kufitare, por tani ka një mjedis ideal për ta zhvilluar më tej. Presioni i BE-së për të ndaluar migrimin masiv përmes lumit Evros në Thrakën lindore në kufi me Turqinë, ka bërë që personeli grek i sigurisë të transferohet në atë zonë, duke lënë shkretë zonat e tjera veriore kufitare të burimeve. Në këto rrethana vërehet një rrezik i qartë se ndonjë përplasje e rastit mes forcave greke të sigurisë dhe shqiptarëve do të mund të çojë në dhunë serioze dhe gjakderdhje, dhe të tensionojë më tej opinionin publik në të dy vendet.
Zgjidhja
Qëkurse çështja çame u hap hyri në debatin kombëtar pas fundit të sundimit komunist në Shqipëri, çamët kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga qeveria shqiptare, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian për të ndihmuar zgjidhjen e çështjeve të tyre, por pa rezultate të rëndësishme. Ata kanë qenë edhe në Bruksel në një përpjekje për të ndërkombëtarizuar çështjen e tyre, por përsëri pa dobi. Qeveria e re shqiptare ka të ngjarë të shihet si një forcë e moderuar dhe pro-europiane në Athinë dhe në këtë kontekst prioritet kryesor duhet të jetë organizimi i një konference të madhe ndërkombëtare diplomatike për çamët dhe çështje që lidhen me to, për të ecur përpara drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje të vjetër ballkanike. Në një shenjë inkurajuese nga pikëpamja çame, qeveria e re shqiptare bëri një deklaratë të fortë dhe tërësore mbi marrëdhëniet greko-shqiptare në dialogun fillestar me përfaqësuesit e Athinës në nëntor 2013. Ka shumë çështje të pazgjidhura në fushën e kulturës dhe të historisë politike në Greqi që kanë nevojë për vëmendje të dorës së parë. Tekstet shkollore për këtë çështje duhen modifikuar, në Greqi sidomos, dhe kjo çështje duhet të jetë e lidhur me çështje më të gjera të minoritetit shqiptar dhe të të drejtave kulturore në Greqi, duke u mbështetur në atmosferën e tolerancës lokale greke në rritje për pluralizmin kulturor.
Gjetja e një zgjidhjeje për çështjen çame nuk është një problem i pakapërcyeshëm. Kjo është një trashëgimi historike që kërkon një vullnet të sinqertë në emër të të dy qeverive, shqiptare dhe greke, për të kërkuar iniciativa të reja politike për ta zgjidhur atë. Një hap i parë me siguri duhet të jetë heqja e gjendjes krejtësisht të panevojshme dhe të vjetëruar të Ligjit të Luftës. Një dështim i madh i udhëheqjes së Tiranës ka qenë mos këmbëngulja për heqjen e këtij ligji. Nuk ka më kuptim gjithashtu që Greqia të vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka çështje çame, dhe se Traktati i Miqësisë i vitit 1996 në njëfarë mënyre i hoqi nevojën parlamentit grek për Ligjin e Luftës.
Kjo temë e paqartë duhet të zgjidhet përfundimisht jo vetëm për të ndihmuar zgjidhjen e çështjes çame, por edhe në interes të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE. Kjo duhet të ndodhë para se çamët të kenë shteruar të gjitha rrugët e arsyeshme demokratike për të tërhequr vëmendjen për rastin e tyre. Duke pasur parasysh se kriza ekonomike në Greqi nuk po tregon shenja zbutjeje së shpejti, tensionet nacionaliste në mënyrë të pashmangshme do të rriten më tej. Kështu, paralajmërimet e mëparshme se çështja çame rrezikon të bëhet pré e elementëve radikalë nacionalistë shqiptarë ose grekë janë më me vend se kurrë. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore të këtij problemi, ndryshe ekziston mundësia reale e shfaqjes së grupeve të armatosura nëse nuk ndërmerret shpejt ndonjë veprim.
Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje natyrisht që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. Një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtar, me mbështetje nga institucionet e BE-së dhe me udhëheqje të qartë nga Shtetet e Bashkuara.
Përktheu dhe përgatiti për botim:
Xhevdet Shehu


Ndjese, sepse nuk e kam lexuar shkrimin, por ky qe na ka paraqitur DITA,
me shume duket si Q E N,
Se sa si K A L ….
ose,si kalqen!…
Eshte qeni besnik i te huajve ne rolin e kalit te Trojes. (historikisht Kali i Trojes eshte sinonim i tradhetise),por ne kete rast kemi nje kale Troje te ngjashem me nje qeni te ndyre.
ky asht kale tropoje
Mos e merni me shume te perpjekur ju te gazetes Dita me keto karikatura. Nuk tremben shqiptaret me nje Kal troje si puna e Gazetes tuaj. Greqia ka per fqinj gjeografik nje shtet shume te fuqishem ushtarakisht dhe ekonomikisht me nje pozite strategjike te shkelqyer ashtu sic eshte Turqia. Turqia arriti qe ne 1922 ti spastronte greket nga Izmiri (Smirna) dhe rethinat e tij duke perbere ate qe ne historine greke quhet “katastrofa e Anatolise” , me pas greket u sprapsen edhe nga Stambolli dhe ne fund ne vitet 70 edhe nga veriu i Qipros. Turqia perben per shqiptaret nje aleat dhe popull mik gjithnje te gatshem dhe te devotshem qe te veprojne ne menyre energjike ne rast kercenimi grek.
@ dardan. Nuk e di sa i njeh turqit dhe Turqine ti por ne realitet Turqia ( dhe ekonomia e saj) eshte i vetmi shtet qe ka qene perandori dhe persieri eshte nje burim emigrantesh , dhe te prodhosh carcafe dhe dhe kikirike nuk eshte ndonje arritje e madhe ekomonike .Nje shtet me i madh se Franca, U.K, Gjermania dhe Italia dhe shihe ku eshte . Sa per ate qe mbron ceshtjet shqiptare mjafton te shikosh historine se si i ka trajtuar shqipetaret dhe tokat e tyre. Mos harro dhe nje gje tjeter qe ne Turqi jane diku tek 5000 – 6000 greke dhe njihen si minoritet dhe kane shkollat ne gjuhen e tyre ndersa shqipetare ka diku tek 2.5 – 3 milione dhe nuk ke nje shkolle fillore shqipe. Te ishte per turqit ne nuk do ekzistonim fare por shyqyr qe kemi patur aleate si Austro-Hungaria qemoti qe na beri shtet dhe SHBA sot qe vazhdojme te ekzistojme. Dhe dicka tjeter: Grekerit me ndihmen e Anglise kane marre me shume toka se sa kane patur ne zoterim gjate Perandorise Osmane vertet lane Izmirin dhe Stambollin por moren Epirin Maqedonine, Thraken ishujt Joniane Kreten ishujt e Egjeut ( greke ka patur vete Peloponezi dhe gjysma e Athines dhe Izmiri) tani besoj se e kupton se kush eshte humbesi (shqipetaret, bullgaret, cifutet e Selanikut etj) dhe fituesi ( greku dhe turku). Gjithsesi sot koha eshte e tille qe shoqerija te shikoje mireqenien e saj dhe ti lere menjane keto urrejtje historike, nese ne kemi mundesi te fitojme duke bere biznes me grekerit ose turqit atehere per ne keta jane miqte tane, ndersa per aleate mjafton te kemi SHBA dhe skemi pse te merremi me cerrat e ballkanit qe nuk prodhojne qofte nje cifte ne vendet e tyre.
Misionareve te Berishes qe bejne sikur perfaqsojne lobin grek u ka dale me kohe kallai. Popullsia 9ame duhet te distancohet nje here e mire nga ish spiuni i sigurimit e komunisti fanatik Sali Berisha.
si ka mundesi kaqe teroriste antishqiptare ky qe nuk di cfare emri te ve dhe nuk e kap asnje ligje i kombite shqiptare si ka mundesi te vendosi gjithe keto poshtersira ky koke palare dhe antishqipatre qe e la kete vende dhe populle ne meshire te fatite si sdoli nje avni rustenme ta djege ne mese te tiraneese si fise se jane e keqe e madhe po su zhduke ky fise kjo shqiperi do jete e mjere sa te ekzistoi njerzimi se ky eshte i beture ta mbaje kete vende skllve te serbogrekeve
O shqiptari…
Jemi ndare,per jet’ a vdekje
tjeter rruge, nuk mer per mbare!
o shkon haka tek i zoti,
O i zoti,nga ka dal…
O, vjen prap sala i gjemes…
(Dhe po vjen sic e ka zene )
O, ky yni, me te semes..
trimi,dy metrosh me kembe!
Koka eshte gabim, koka e Saliut, ngjason me nje byth gomari, se pjerdh gjithe diten dhe nuk ndjen asgje se cfare nxjerr.
Koke e bythe bashke, Berishe.
Shqiperia nuk ben perpara per sa kohe shqiptaret do merren me ligje lufte fantazme.
A thua problemet e shqiperise vijne nga “ligji i luftes”
E KEQJA E SHQIPTAREVE ESHTE SHQIPTARIA E NDYRE, VRASESE, KORRUPTIVE, PROSTITUANTE, NACIONALISTE EKSTREMISTE.
Shqiptari nuk do shqiptarin. Pike!!!
ay derrisha i vicidollit nuk eshte kal as qen por KALBUCE!!!
KOKA ESHT SI QENT EVICIDOLLIT TRUT SI FASHIST DHE TRUPI SI PIK PYETJE?