Dje u kap një shtetas turk në aeroportin e Rinasit, pasi i është gjetur një pasaportë false. Policia tha se 30-vjeçari turk, Fatih Turker, udhëtonte me pasaportë bullgare të falsifikuar, me emrin Nikola Tonev. Ndërkaq, mësohet se Turker tentoi të udhëtonte për në Angli që nga aeroporti i Rinasit. Pas evidentimit të rastit, janë njoftuar uniformat blu të cilët kanë arrestuar 30-vjeçarin. Pas ndalimit, ai u shoqërua për në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të kryhen edhe veprimet e tjera.
