Mëngjesin e djeshëm, një kufomë tërësisht e dekompozuar është nxjerrë nga dallgët në bregdetin e Durrësit. Nga policia mësohet se ishin banorët e zonës tek vendi i quajtur “Kalata e re e peshkimit” ata që njoftuar për eshtrat e gjetura. Kufoma është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit, ndërsa ekspertët po punojnë për të zbuluar identitetin e personit që ka humbur jetën. Ndërkohë ekspertë të policisë bëjnë të ditur se kufoma dyshohet të ketë kaluar një kohë të gjatë në ujë, pasi është tërësisht e dekompozuar. Mendohet se është mashkull.
