Durrës, një 70-vjeçar i zhdukur prej 4 ditësh

anazapta

Prej 4 ditësh rezulton i zhdukur një 70-vjeçar në Durrës. Familjarët e  Shaip Terziut, në qytetin e Durrësit thanë se i moshuari nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe ka 4 ditë që nuk kanë asnjë të dhënë në lidhje me të. Të afërmit i tremben faktit se 70-vjeçari mund të jetë goditur nga ndonjë automjet dhe mund të ketë gjetur vdekjen. Familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij, ndërkohë që i vëllai Saliu thotë se për herë të fundit ishte parë duke konsumuar alkool dhe kërkon ndihmë nga kushdo që mund ta ketë parë të lajmërojnë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *