Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
Nuk pushon kori mjeran
Ashtu si ka bërë gjithmonë
Në Kardhiq, Divjakë e Gjadër
Plasi droga me avionë.
Plot avionët me hashash
Shkojnë gjer’ në anë të anës
Siç lëviznin karkalecat
Në kohën e Jemin Gjanës.
Lëviz droga me kamiona
Obobo, po bëhet nami
Nuk janë parë kaq shumë aviona
As kur na pushtoj ‘taliani.
Drogë andej e drogë këndej
Qeveria në klasë ngeli
Turp të kenë ata të NATO-s
Turp të ketë Mimi Kodheli.
Turp të kenë ata të NATO-s
Që s’shohin në mes të ditës
Dhe avionat i zbulojnë
Radarët e opozitës…
Luli Basha shfaqet shpesh
Si kërpudh’ kur pushon shiu
Del lexon në një copë letër
Ç’i ka thënë baba Saliu.
Shpif o Luli shpif e nxi
Ke detyra të mëdha
Se nga shpifjet doemos
Që do mbetet prap’ diçka.
Në Kardhiq çuditen njerëzit
“Opozitë të hëngërt tënja”
Se ke nisur të ngatërrosh
Aeroplanët me mëllënja.
Në Kardhiq çuditen njerëzit
Ç’përrallis mor’ zotni Basha
Se këndej në këto anë
Mezi ulet dhe laraska.
Në Kardhiq ka ca blegtore
Ngastra toke, një pyll rrapi
Do jenë ulur ca avionë
Mbi kurriz të ndonjë cjapi.
Por nga ty o Lul’i Salës
Kurrë nuk thuhet e vërteta
Ju dhe çadrat në mitingje
I kthyet në pistoleta.
Kot që shpifni, kot trilloni
Se nuk del asgjë prej hiçit
Arkitektët e Gërdecit
Ju ortakët e Fazlliçit.
Koha juaj ka perënduar
Deti nuk bëhet më kos
Juve nuk doni rilindje
Keni lindur për kaos.

hahahahah o te lumte pena…..hahahhaha