Çifti i sapomartuar, laborator heroine në shtëpinë pranë Kullës së Pizës

redaktor

Një çift i sapomartuar u arrestua në një apartament fare pranë Kullës së Pizës, pasi në ambientet ku ata jetonin u zbulua një laborator i vërtetë heroine. Mediet italiane njoftojnë se në pranga ra 32-vjeçari shqiptar me inicialet K.E. dhe gruaja e tij rumune 31 vjeçe, me inicialet D.C. Fillimisht agjentët e policisë gjetën një sasi të vogël heroine në makinën e tyre, gjatë udhëtimit nëpër qytet, pasi këto ditë sapo ishin martuar. Nga kontrolli i imtësishëm në shtëpinë e tyre u gjetën të paktën 50 kg heroinë, me vlerë 500 mijë euro. Ekspertët italianë mendojnë se droga mund të ketë mbërritur nga Shqipëria dhe laboratori përdorej për ta përzier drogën me lëndë të tjera. Në këtë video duken momentet gjatë ndërhyrjes së karabinierëve në shtëpinë e tyre dhe gjetja e sasisë së madhe të drogës./M.M

http://www.youtube.com/watch?v=3AAX3C0NXQU

Share This Article
8 Comments
  • Deri tani kane jetuar si mbreter, tani e tutje ne kafaz. Keshtu e ka jeta: N’ato maja rripa-rripa.

    • SA I CUDITCEM ESHTE NJERIU SI QENIE. SAKRIFIKON JETEN DHE LIRINE E TIJ PER TE BERE CA PARA ME SHUME DHE PER TE JETUAR NE LUKS PAK ME TE TEPERT. SI PUNE KETIJ CIFTI.

      TE PUNOJN ME DJERSEN E BALLIT, ME PAK LEKE POR NJE JET ME TE QET DHE NE LIRI. SESA TANI QE DO PERFUNDOJN NE BURG PER 10-20 VJET.

  • Prej vitesh u kam bere thirrje publikisht te rinjve te shkrete qe iken nga Shqiperia e shkaterruar nga aventurizmi politik: Kurr mos tju genjeje mendja te merreni me nje veprim icili ju le naten pa gjume, nga frika se cdo te pesoni neser. E perseris kete thenje me keqardhje per ata dy te rinj, qe ne vend te gezonin jeten bashkeshortore prane njeri tjetrit, edhe me ate varferine qe jemi mesuar, se sa te humbasin tanime rinine e tyre neper burgje…

  • Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Europa u dha mundesi kafsheve te beheshin njerez, por perfundimisht shqiptari nuk behet, sado te jetoje midis njerezve.

  • ore pse llafosni budalliqe kur nuk e dini se cfare behet neper bote hani buke e groshe e rrini urte mos beni si te diturit e bythes…max qe rrezikon ai djali eshte 4 vjet nese nuk nxjerr ndonj emer..nese behet spiun ose nese paguan 50-70 mije euro per 1 jave e ke jashe me liri me kusht…….

    • Gjithe shefat e antimafies ne kuesturat e veriut i ke terrona nga jugu kalabria , sicilia , napoli…etc… kur u prishen pazaret kapin peshqit e vegjel….me ate rast kapin klienta edhe avokatet… histori e gjate kjo pune…

  • Gjynah ishalla del shpejt nga burgu. Ca do bejne njerezia ne itali? S’ka pune as per italianet.. le me per te huajt, apo duhet te ngelen te hane buke ke Caritasi… kush nuk ka jetuar jashte mund te beje moralistin..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *