Rezervat e bakrit, ku ndodhen rezervat potenciale

anazapta

Bakri është një ndër mineralet që zë një peshë kryesore përsa i përket eksporteve shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe Kinës. Rezervat kombëtare me këtë mineral përllogariten të jenë 32 milionë ton, ndërsa mesatarisht në Shqipëri nxirren 300 mijë ton në vit. Sipas një studimi të bërë nga Open Data Albania, mbi eksportet dhe prodhimtarinë e kësaj lënde gjatë viteve të fundit në vend renditen potencialisht mundësitë e gjetjes së këtij metali. Sipas të dhënave doganore, në vitin 2013 eksportet e bakrit arritën në vlerën e 3 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo situatë vjen si pasojë e rënies së çmimit të këtij minerali në bursta ndërkombëtare, por dhe e uljes së prodhimtarisë në vend. Sasia e eksportuar e bakrit krahasuar me një vit më parë ka qenë 17.7% më e ulët. Minerali i bakrit nxirret në minierat e Fushë-Arrëzit dhe po në fabrikat e kësaj zone përpunohet për t’u eksportuar më pas në formën e koncentratit. Zona të tjera ku mendohet të ketë rezerva të konsiderueshme të këtij minerali është lugina e lumit Fan në Mirditë. Ndërsa depozita me këtë lëndë ende të pashfrytëzuar gjenden në zonën e Korçës, Pukës, Shkodrës, Kukësit dhe Hasit. Mirdita dhe Puka kanë potencialin më të madh përsa i përket rezervave të bakrit dhe po ashtu edhe numrin më të lartë të minierave. Vetëm në zonën e Munellës në rrethin e Pukës mendohet që rezervat e këtij minerali të arrijnë në rreth 8 milionë ton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *