Fule viziton Kosovën

anazapta
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, qëndron sot në Prishtinë, pak ditë pasi Kosova dhe Komisioni Evropian përmbyllen negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit, nënshkrimi i së cilës pritet të muaj në vazhdim. Negociatat për këtë marrëveshje pasuan marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.Këto bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian i dhanë  Serbisë mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Fule  i cili qëndroi dje në Beograd, tha se kjo është një periudhë thelbësore për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se janë tri përparësi para Serbisë në muajt e ardhshëm: reformat ekonomike, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit si dhe përkushtimi ndaj normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit në rajon. / Zeri i Amerikes

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *