Arrestohet për korrupsion kryeministri i Pakistanit. Gjykata e Latë pakistaneze ka urdhëruar arrestimin e kryeministrit Raja Pervez Ashraf. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të një rasti korrupioni, ku kreu i qeverisë pakistaneze ishte përfshirë.
“Rental Power Case”, çështja që çon në pranga Ashraf, ka të bëjë me përdorimin e shërbimeve të një kompanie turke për një central të montuar në një anije.
Ashraf është përzier në këtë aferë gjatë kohës kur ishte ministër i Energjisë.
