Dëgjova në një TV shpikjen apo zbulimin sensacional të opozitës shqiptare se në Patos na qenka emëruar te ujësjellësi një person me ca makinacione emërore. Më duket dhe e them me trishtim këtë, se opozita jonë është kthyer në një panel të dominuar nga thashetheme të rëndomta e pa asnjë motiv serioz e dobiprurës. Shqipëria ka plot probleme kruciale që janë jetike në realizimin e ëndrrës së kahershme europiane ku opozita mund të kontribuojë po aq sa pozita. Nuk jam absolutisht kundër PD-së, por instrumentalizimi i saj si mekanizëm që e kërkon të keqen edhe aty ku ajo nuk ekziston, e transformon duke e larguar nga misioni i saj real. Të fantazosh me avionë droge e të tjera si këto tregon se nuk ke motiv apo argumente për t’u kuptuar nga vetë populli yt. Në vend të tyre përdoren spote nga vrima e çelësit po aq të neveritshme sa autorët. Tek ne hallet e problemet janë sheshit e jo poshtë krevateve. Ai që i kërkon atje është ose injorant, ose një krijim i së keqes së pandëshkuar. Shqipëria sot kërkon ndihmë kryesisht nga qytetarët e vet dhe jo përçartje me Gjadër e Kardhiq. Gjithçka të mirë për DITËN!
Dërguar në [email protected]
