Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik.
Sipas Top Channel, e cila i referohet Ambasadës Turke, dy kabinetet, ai i Kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan janë duke i dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite. Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar.
Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit turk në Tiranë, vjen pas dy takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Rama në Stamboll,i pari në muajin maj 2013 dhe i dyti me 3 gusht 2013, ku Rama deklaroi se “Takimi me Kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë”.
Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit tij.
Nuk dihet ende nëse do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, për ta çuar më përpara atë që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur si ngritjen në nivele të panjohura më parë të marrëdhënieve me Turqinë.
Burime të pakonfirmuara pohojnë se gjatë takimit Rama-Erdogan pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë.Pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partnerë strategjik të Shqipërisë.

do na vije Erdogani, rrofte aleanca strategjike me kryeministrin e videove me milione euro korrupsion
KRYEMINISTRI QE E KA VENE DIPLOMACINE E VENDIT TE TIJ NE FUNKSION TE NJOHJEVE TE KOSOVES
AI QE KA APLIKUAR MODELIN ME TE MIRE EKONOMIK PE QYTETARET E VENDIT TE TIJ
KA DYFISHUAR EKINOMINE RROGAT E PUNONJESVE DHE MIREQENIEN NE 10 VITE
KRYEMINISTRI QE MEGJITHE 11 VITE NE PUSHTET FITOI ZGJEDHJET LOKALE ME REZULTAT 10 % ME LART SE ATO TE SHKUARAT
E PER VIDEOT QE THUA TI, TE VOTONIN SOT TURQIT “SA ESHTE SHPERBLIMI FINANCIAR I DREJTE PER PUNEN QE KA BERE KY NJERI”
TE JESH E BINDUR SE REZULTATI DO ISHTE TE PAKTEN 10 FISHI I ASAJ QE PERMENDET NE VIDEO
ESHTE NJE SHEMBULL QE DUHET TA NDJEKIN EDHE KETA TE TANET QE NUK LENE PROBLEM PA U MARRE DHE ME MIREQENIEN E QYTETAREVE NUK MERREN SE JANE HAJDUTA
O Edushka edhe me Saliun e Turqise u lidhe o derdimen, djali i tij ka zhvatur telekomin, kurumin, kompanin celualre Eagle, kantjerin detar Durres, apo te kane rene breket dhe puth bythen e mafies per leke………………………………….
Nje kryeminister qe bllokon Twiterin takon nje kryeminister qe nuk ben pa Twiter 🙂
Perqafo fort turkun se do shikosh Stambollin jo Europen tone.
Une pandeha se do ishe me i squt dhe me europian o Edi.
Ti je njelloj dallkauk si Sali Matraku,qe e futi Shqiperine ne konferencen islamike dhe ti nuk e permend ate menxyre.
Me vjen keq per Shqiperine se nuk do dale dot nga bataku islamik ku e hodhen sulltanet.
O trapa komentues, A e kuptoni se cdo te thote shtet, apo jeni duke u masturbuar me foton e Saliut perpara!.
Normale! Burrat e shteti takohen,bisedojnë dhe sejcili sheh interesat e vendit te vet. Edi Rama mund te kritikohet kur nxjer në pazar interesat e vendit te vet por ne nuk e kemi një fakt te tillë. Erdoganin e kane pritur burrat me te medhenj euroamerikanë atehere pse edi rama nuk duhet ta prese? Nuk shkojnë me logjikën e perjashtimit marëdheniet shteterore apo dhe politike por, me logjikën e përfitimit!? Ne mund dhe duhet të përfitojme nga shteti turk!