Elbasan, i refuzonte lidhjen, 24-vjeçari e përndiqte

anazapta

Një 24-vjeçar është marrë nën akuzë në gjendje të lirë për akuzën e “përndjekjes”, pasi u denoncua nga një vajzë 23-vjeçare se e shqetësonte. Gentian B., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, mësohet se është kallëzuar nga M. Ç., banuese në fshatin Leshnicë të Pogradecit, e cila ka dëshmuar se në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përndjekjen e saj, duke i shkaktuar ankth e pasiguri. Nga hetimet ka rezultuar se i riu kërkonte lidhje me të, por ajo e ka refuzuar dhe për këtë shkak ai nuk hiqte dorë, deri në një kërcënim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *