Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
BUJAR NISHANIT
Nuk e dimë se ç’do bësh nesër
Ti Bujar mustaqelliu
Se kush bëhet president
Del nga rreshti i Saliut.
SALI BERISHËS
Ç’më bëre Ilir, ç’pate që më ike
Më le pa pushtet, më le pa karrige
Ç’më bëre Ilir, pse s’më deshe mua
Ah mor gjir’i Lalzit, emri pse s’tu shua?
JOZEFINA TOPALLIT
Qaj e qaj moj Jozefinë
Qaj që të nxjerrësh sikletin
Luli të mori PD-në
Dhe Iliri parlamentin.
EDUARD SELAMIT
Se kur ike nga PD-ja
Menduam se u zhgënjeve
More rrugën më të largët
Dhe me bisht në shalë u ktheve.
SPARTAK NGJELËS
Shkojnë mote, shkojnë vite
Ti kurrë s’u bëre i butë
S’bëre paqe me asnjë
Dhe i vetëm trim në luftë.
FERDINAD XHAFERRIT
Ish-ministri i Kulturës
Ish-ministër rastësisht
Që kur e ka mundur Dakua
Humbi si spata pa bisht…
GENC RULIT
Kur qe në pushtet PD-ja
S’le në punë një socialist
Tani palla që të priste
Duket se të ka zënë ndryshk.
SKËNDER GJINUSHIT
Në krye të PSD-së
Pak nga pak t’u zbeh jehona
Se ke trenin pa anëtarë
Madje edhe pa vagona.
