Dërguar me SMS
Në 0689073730
Dita e dashur! U bë e disata herë që tregtarët e tregut industrial të Kavajës ngrenë shqetësimin për konkurrencën e pandershme nga ambulantët shumë afër tregut, të cilët kanë zaptuar trotuaret duke tregtuar pa u shqetësuar nga policia bashkiake, të cilës vetëm polici nuk mund t’i thuash. Orarin e punës këta policë e shtyjnë vetëm nëpër birrari, kafe apo lokale bastesh. Në shëtitoren e qytetit nuk lejohen tavolinat e bareve në trotuar, ndërsa taksitë informale dhe ambulantët bëjnë qejf gjithë vitin. Faleminderit dhe ishalla kryebashkiaku e lexon gazetën tuaj dhe reagon.
