Gjatë këtyre viteve, tek ne shqiptarët u krijua dhe miti i aftësisë për të fshehur diçka, diçka që përbën rrezik, diçka që nuk na takon, diçka që dhe mund të na turpërojë, por që në duhet, është e nevojshme. Nga komunizimi u trashëgua aftësia e fshehjes së misrit a ndonjë foragjeri të vjedhur në kooperativë; e vjedhjes së shisheve me verë, raki apo të kavanozave me reçel e kutive me llokume nëpër ndërmarrje ushqimore, që zakonisht futeshin nën triko.
Kësilloj vjedhjesh me anë të aftësisë së veçantë për fshehje, kulmuan mes punëtorëve të ndërmarrjeve tekstile që thuhej se merrnin brekë ose kanotiere, duke i fshehur pa problem në trupat e tyre. Thjesht, duke shkuar pa brekë e kanotiere në punë e duke dalë prej saj me nga dy a tre palë. Pas ndërrimit të regjimeve, u krijua miti i aftësisë për t`u fshehur në mjete transporti gjatë tentativave për të ikur emigrantë në perëndim. Më pas, fantazia e fshehjes morri udhë e jetë për punë më të mëdha, siç për trafik droge.
Gomat e makinave apo qoshka të tjera të saj vijojnë të jenë pararendëse të fshehjes, por kohët që po vijnë do bëjnë të dëgjojmë për fshehje shumë më spektakolare, që fare mirë mund të jenë fantazi shqiptarësh. Fjala vjen, duke e përzier me niseshte ose sheqer, meqë dhe Basha tha gjatë fjalimit të së hënës në grupin e tij parlamentar, se duhet ndarë droga nga sheqeri, sipas variantit të ndarjes së shapit nga sheqeri. / E.H.

Te besh keto krahasime qe ben o E.H duhet te jesh ne rastin me te mir i pa afte dhe ne rastin normal nje cop idioti shpirtzi.Si mund te krahasosh nje pako llokume me qindra milion euro mor ditezi,nga paaftesia per tu ballafaquar me te dy rastet gjithmon beni krahasime te kesaj natyre idiote.Shiko un jam emigrant dhe punoj ne sektorin e transportit dhe ato qe ti thua se beheshin ne shqiperi jan nje pik uji ne oqean me cfar shoh ketu prandaj hiqni dor nga te tilla krahasime se ju turperojn.
Shqiptaret gjithmone kane qene te detyruar te fshehin mallin e tyre dhe parane, se ne te gjitha pushtimet, pushtuesi, kerkonte para te thata ne flori dhe mall, per te mbajtur ushtrine.
Por fshehja e florinjve beri ate qe ne Shqiperi mos te hidhte bazat, bankat dhe kreditimi, qe solli edhe varferine e shqiptareve.
Por sa me shume fshihej paraja, aq me shume instruktoheshin ustallaret qe e kerkonin floririn dhe instalimi i diktatures se proletariatit, solli ne fushen e betejes, ustallare te “shkelqyer”, per gjetjen e florinjve, qe ne shume raste nuk i gjenin vete, se ja u tregonin viktimat, para se ti conin ne boten tjeter.
Por fsheja me e cuditteshme eshte te fshehes jeten, sikur nuk ke ekzistuar fare, shumica e politikaneve berishiane, jane ne hall, ata mallkojne vehten qe kane jetuar ne kohen e Enverit, megjithese ne ate kohe ishin te lumtur, se partija i mbante shume afer, sot keta birbo, duan te fshehin jeten e tyre te meparshme, se e dine qe ajo jete i shnderron ne ish yzmeqare, ne ish spiune, ne ish fshatare me kapele te tipit kaskete, kapele qe perdorej rendom, nga te “diturit” e kooperativave, qe me pantallona doku alla kinezce, me nje veper te Enverit ne sqetull, te jepnin pershtypjen e babaxhanit, duke imituar Enverin.
Kete qe parashtrova me lart, duan te fshehin keta birbo, duan te fshehin jeten e tyre, sikur nuk kane ekzistuar, se keta kane turp, nga e kaluara e tyre.
Kjo eshte fsheja me e cuditshme, fale edhe teknologjise qe nuk ekzistonte ne ate kohe.