Nishani u ankohet ambasadorëve: Po më marrin kompetencat

anazapta

Presidenti Bujar Nishani ka pritur gjatë ditës së sotme në Presidencë, ambasadorët e NATO-s që ndodhen në Tiranë. Gjatë takimit, kreu i shtetit është ankuar për qeverinë, e cila, sipas tij, po i merr kompetencat.

“Presidenti Nishani u shpreh se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-s.

Më tej, presidenti, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe të Komandantit të Përgjithshëm, ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Presidentit Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

 

 

Share This Article
12 Comments
  • Mire ky Kapter ka tallash ne vend te truve, por keta ambasadore te NATO-s pse i vene ne takim, apo bejne paraden e rradhes per ti dhene doren si mumje se ne dore ka vetem celsat e kashtes. Ka marre pamjen e Qamil budallait tek 21 dhjetori ku ne stadium bertiste “o arbitro pnallti” edhe kur topi dilte ne vije anesore, keshtu ben ky Uloku President qe ne cdo vend ankohet per qeverine se i ka marre kopetencat, ku edhe ato qe i ka si Padrejtesine i ka bere topin e mutit sic eshte vete se nuk e pyet kerkush, i komanduar me CIP bagetish nga Sali C4. Toc.

  • Ashtu si ky qe me anen e Neshat Fanes, nje njeri injorant, bizxhoxhi.po zevendeson stafin administrativ dhe ate pedagogjik te shkolles se magjistratures si dhe te nje palo rregullore e bere ne kulisat e zyrave te Nishnit, shkolla e magjistratures po kthehet ne nje maskarade ku drejtori i emeruar direkt nga nishani e ka kthyer ate ne nje geto dhe me militante te PD,

    • Sa t u r p !
      Presidenti u ankohet te huajve!
      Dhe cfare lesh Presidenti eshte ky?!…
      Eshte Shqiperia nje vend i pamvarur?!…
      Idiot President !

  • Zhveshja e kompetencave te rrotes se jarit (ai nuk eshte president i shqiptareve dhe i Shqiperise,por vetem i nahijes brekedhjere) eshte garancia me e mire e shpetimit te shtetit nga marrezite malinje te ketij teveqeli me aftesi te kufizuara.

  • ky eshte Jeniçeri i salih hajdutit i salih rrumpalles
    i salih gazepit i salih edepsezit i salih horrit.

  • Ambasadoret i kane thene nen ze Nishanit, se po te jete per NE, nuk te cojme as me dhi e jo me
    President. Por Nishani si gje e trashe qe eshte nuk ia arrin ta kuptoje.

  • Ata bene vetem nje pyetje………… Pse nje kapterr Vjetnamez bene president ne Shqiperi.

  • Bujar Nishani nuk është president i Shqiperisë, ai eshte perfaqesuesi i Sali Berishës ne presidencen partiake te PD-së. Si i tille ai duhet te jape urgjentisht doreheqjen pasi nuk perfaqeson interesat e popullit shqiptar, por interesat e klaneve mafioze berishiste te
    drejtuara nga shërbimet sekrete që punojnë në dëm të Shqiperise.
    Mazhoranca legjislative duhet të ndermarrë menjëherë nismat ligjore për lirimin nga detyra të Bujar Nishanit, sepse qenia e tij ne krye te presedencës shqiptare po vazhdon ti shkaktojë dëm te pallogaritshëm popullit, në sistemin e drejtesisë, prokurorisë, shërbimeve sekrete, ushtrisë, diplomacisë, etj.

  • Ti nuk je President I shqiptareve, e as I Shqiperise.E di se u zgjodhe nga vetem nje parti polkitike, andaj je president vetem I asaj qe te votoi.madje behu burre, ti nuk ke asnje cilkei as politike as kombetare e as morale qe te perfaqesosh shqiptaret,Nuk ke asnje element te njesimit kombetar,je vetem aq sa te leshon perin Rrumpalla nga Tropoja

  • Heqja e kompetenave te Presidentit eshte nje alibi. Edhe po te kete kompetenca ai nuk eshte i zoti ti ruaj e zbatoje ato. Nishan mavria eshte thjeshte nje letyre, ne kazanin e letyrave qe ka krijuar Sali Berisha sipas recetes serbe. Prandaj Parlamenti duhet te veproje sa me pare, se qeverria vazhdon fluturimin drejte kozmosit duke bere premtime si ne fushaten e kaluar. Kesaj administrate me ne krye Ramen ju deshen 9 muaj per te hequr nje femer te kontrolli i pasurive, ka 8 muaj e nuk heq dot nje femer te TV publik, ju deshen 8 muaj qe te pushonte nga puna si zv/drejtor i tatime nje kriminel si Agim Shehu, populli nuk mundet ti besoje me se munde te realizoje ndonje premtim. Nese edhe Parlamenti do eci ne te njejtin ritem me qeverrine, ky popull duhet te pergatitet per ti pare rezultatet e “mira” shekullin tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *