Janinë, bllokohet kamioni me veshje false Nike nga Shqipëria

redaktor

Në Janinë u bllokua një kamion ku kishin fshehur veshje të imituara të kompanisë Nike. Autoritetet doganore ndërprenë kalimin e një kamioni, i cili ishte në tentativë për të mbërritur nga Shqipëria, i ngarkuar me mallra të falsifikuara. Pas pëlqimit të kompanisë Nike, mallrat do të shkatërrohen. Shoferi dhe pasagjeri i kamionit u arrestuan dhe automjeti u konfiskua, ndërsa brenda ditëve, të dy personat pritet të sillen para drejtësisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *