Nuk munda ta fsheh dot gëzimin tim kur mora ftesën nga drejtuesit e Qendrës “Frashëri” për të adresuar një përshëndetje në këtë konferencë, e cila nisur nga programi i saj i pasur kam besimin se do të trajtojë me realizëm jo vetëm vendin që zë Frashëri në historinë e Shqipërisë, por dhe projektet për rigjallërimin e tij si qendër e Dangëllisë.
Nuk do të dëshiroja të zgjatem, në fjalën time, për të evidentuar vlerat historike dhe kulturore që zë Frashëri në historinë kombëtare, pasi ato do t’i shpalosin gjerësisht në mënyrë shkencore folës të tjerë, por do të ndalem tek udhëkryqi historik në të cilin gjendet sot Komuna e Frashërit, në prag të projektit të ndarjes së re territoriale. Kur dy-tre muaj më parë me Prof. Gjergj Frashërin, po diskutonim mbi këtë problem dhe për më tepër me një ngjarrje të rëndësishme historike siç është 100-vjetori i djegjes së Frashërit nga andartët grekë dhe dëshirën e babait të tij, enciklopedisë së rrallë, Kristo Frashërit, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të historiografisë shqiptare për ta përkujtuar këtë jubile, sinqerisht u preka jo vetëm nga kjo dëshirë, por edhe nga atdhedashuria dhe përkushtimi i një njeriu, mbi shpatullat e të cilit rëndojnë mbi 9 dekada jetë.
Dihet se suprimimi i komunës do të sillte “ekzekutimin me vdekje” të Frashërit si term gjeografik nga harta e Shqipërisë, ndaj mbrojtja e tij është detyrim historik i të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare. Për fat të keq, deri më sot, Shqipëria, ka një Ministri Kulture, ka edhe një Ministri Arsimi, por që sot për fatin tonë të keq mungojnë në këtë event. Unë do të shpresoja që mesazhet e kësaj konference t’i ndihmojnë ata në vendimmarrjen e tyre të drejtë, si detyrim parësor institucional promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë tonë kombëtare. Duke përfituar nga rasti, nisur edhe nga mesazhi mbështetës i Kryeministrit Rama drejtuar kësaj konference, i cili konfirmoi vëmendjen e qeverisë së tij, do t’i bëja thirrje qeverisë që Frashëri, duhet të mbetet si qendër administrative më vehte, për vlerat e veçanta arsimore, kulturore dhe historike të tij.
Ndaj është imperative për Qeverinë, Parlamentin, kreun e Shtetit, të mendojnë sa nuk është vonë për rigjallërimin e Frashërit si qendër e Dangëllisë. Është e vërtetë se Frashëri është historia e një fshati, dikur të lulëzuar dhe sot të braktisur. Një braktisje që më shumë ka ardhur nga mungesa e vëmendjes dhe programeve të zhvillimit social-ekonomik të qeverive, ashtu si ka ndodhur edhe realisht edhe me fshatra dhe treva të tjera. Ai ka një histori të veçantë, e cila ngjan me historinë tonë kombëtare, me të gjitha meritat dhe me të gjitha fatkeqësitë e saj, por kurrë nuk kemi parë në horizont ndonjë projekt nga Ministria e Kulturës, apo ajo e Turizmit, të cilat prej vitesh kanë propoganduar si strategji kombëtare “Turizmin Kulturor”?
Duke, falenderuar edhe një herë Qendrën “Frashëri”, për mundësinë që na krijoi për të shprehur opionionet dhe shqetësimin tonë, do të doja të ngreja zërin fort, dhe bashkërisht prej sot, duhet të futim në axhendën tonë personale, të institutit që drejtoj, të organizatave të tjera patriotike kulturore, medias etj, si moton tonë ndjenjën e rigjallërimit të Frashërit. Kjo është e mundur! Imzot Fan S. Noli, pothuajse një shekull më parë shkroi këto vargje brilante “Jepni për Nënën” mbi fatin e Shqipërisë, i cili çuditërisht më ngjason dhe sot “Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!”… Do të ndihim pa kursyer, Për ty, Nëna jon’ e vyer, Që me drit’ e nder të thuresh. Dhe me bijt’ e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s’i dhanë? Mbahu, Frashër, mos kij frikë, Se ke djemtë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në këndvështrimin tim, Frashëri duhet të rigjallërohet si qytezë malore, jo vetëm prej interesit të madh të vizitorëve për historinë e tij, por edhe për resurset dhe potencialet e tij të jashtëzakonshme natyrore, kulturore, historike dhe morale, si vlera të larta kombëtare të një shoqërie moderne shqiptare me vlera turistike dhe urbane të mirënjohura. Faktikisht, nga kontaktet e shumta që kam pasur këto vitet e fundit me bashkëatdhetarë në Amerikë, në Kanada, në UK, në Europë e kudo, më kanë shprehur vendosmërinë e tyre, se do t’i kthehen vendlindjes tonë Frashërit, kudo që të jenë. Dhe një proces i tillë, do të ndodhë sepse ekziston mundësia të rindërtohen shtëpitë e dikurshme nga vetë pronarët e tyre, dhe këto mund të vihen në dispozicion të turizmit në çdo stinë. Me gjithë këto resurse, po e përsëris edhe një herë, të mos e braktisim Frashërin, të mos e lëmë atë të zhduket nga harta e Shqipërisë. Është për të ardhur keq që të gjitha këto prapësira ndodhin në të njëtën kohë, me të njëjtën rezonancë, sikundër është edhe tentative tjetër për të ndryshuar historinë e popullit shqiptar, sipas orekseve të atyre që kërkojnë ngjalljen e otomanizmit.
* Studiues, Publicist dhe Drejtor i Përgjithshëm, i Institutit të Çështjeve Kombëtare

Problem ky Frasheri or mik -problem i madh.Ish banoret e asaj zone kane zene qytetet ,ne fashat banojne 5 familje dhe doni qe qeverite t’u ringjallin fshatin dhe zonen perqark.Me duket se nuk funksionon keshtu.Ne ikem thoni ju,te tjeret te na rregulloni fshatin.Besoj se te pakten shembullin duhet ta jepni vet duke bere dicka per vendin tuaj,ne te tjeret “Frasherin” e kemi ne Tirane atje ku kemi edhe frasherllinjte ne buste e varre,per ne frasherllinjte jane edhe ne biblioteke.Padyshim qe do deshiroja ta shifja ate zone te zhvilluar e lulezuar per me banore brenda jo me mure te braktisura.
Z. Maretin, autori z. Kastriot Frasheri ne kete editorial nuk vecon vetem gjendjen e Frasherit, por edhe treva te tjera te Shqiperise. Frasheri eshte mare si shembulli me negativ i ketij tranzicioni kaq corodites. Zoti Martin, nuk ka arsye te trembemi, dhe as se merzitemi me prezencen jo vetem te frasherllinjve, por edhe te gjithe rilindesve te tjere qe bene Shqiperine, sepse jane burim frymezimi dhe nuk mund te zvendesohen me tallavatee Sinaneve & co qe bilbilojne sot…
Ka te drejte z. Frasheri, kur thote qe Shqiperine e zbrazen politikanet sipas porosive te pertej Bosforit, te cilet po zhdukin dale-nga-dale edhe trashegimine dhe historine e ketij populli,
Si rrace e frashellinjve te rilindjes qe i dhane tere krijimtarine dhe mençurine ,dijet e tyre kombit te shqiptareve kudo ku ndodheshin e gjykoj situaten ku ndodhet sot kjo krahine ne kohe, te hereshmen,te djeshmen dhe te ardhmen.Eshte e vertete se zona e Frasherit eshte e njellojte me zonat e tjera te Shqiperise,toke shqiptare me historine e vet ku ne themelet e saj gjen perpjekjet e bijeve te vet per ta ndryshuar ate toke e per ta bere te begate e pjellore per te mbajtur gjalle familjet e tyre.Ne largesine e lartesi te maleve dhe kushtet klimaterike te ashpera dhe ne pamundesine e modernizimit te bujqesise e blektorise,dje dhe te zejtarise e tregetise se vogel me karvanet e te merguarve qe shkonin e vinin tere banoret e atjeshem arriten te jetonin.Shume familje dhe u larguan neper bote ka heret deri me sot dhe pane e mesuan ,u shkolluan e pasuruan mendjen me dije.Disa dhe u kthyen dhe ato dije i perhapen neper muhabete odash neper gezime e hidherime ku sollen dhe libra nga Stambolli i Turqise,Roma ,Egjypti,Amerika dhe Europa e kudo dhe ato ja u mesuan vellezerve te tyre ne shqip e keshtu nxiten dhe mundesuan shkollat e para.U arrit deri atje ku dhe neper ndertesat e kultit i ngriten me kursimet e tyre per te folur per dijen e shkollimin per bashkimin e tere shqiptareve nen dashurine per vendin.Jane dy kohe kur frashellinjte e lulezuan ate vend heret kur kishte tre lagje dhe rruget me kalldreme e ne çdo cep kishte tregetare e zejtare me emer ,orendreqes,kovaçe,kallanxhinj ,mesues e shkolle me emer dhe kjo i takon viteve 1820-1930 dhe me vone ne shekullin e kaluar kur ne vitet 1970-1985 kur frasheri u shtua ne banore,u be me rruge automobilistike ,u ndertua shkolla e mesme bujqesore ,bujqesia dhe blektoria u shtuan dhe u fuqizua mekanika kur dhe ne Miçanin dhe Gostomicken e larget gruri mbillej ne 90% me makine mbjellese dhe korrej me autokombajne.Nga kjo zone u arsimuan ne unversitete te ndryshme djem e vajza te mrekullushem ku disa u vune ne kerkim te shkences dhe jane nder dhe i kombit.Ndersa sot atje jeta eshte renduar kur kane ngelur 4-5 familje per çdo fshat.Vertet ata qe jane larguar kane dhe ruajne mallin per çdo gje.Dikush si Kastioti apo Gjergji,Kristo e çdo banor i Dangellise si dhe ata qe u dhemb historia e asaj krahine shtrojne pyetjen ndaj qeverise e pushtetit tere opinionit se nuk duhet lene Frasheri pa nje qender administrative dhe me pushtet vendor pra syte i kthejne nga qielli dhe i luten zotit.Me vjen keq por kjo eshte menyre e gabuar per frashellinjte te mendojne e te presin nga te tjeret.Ne kete drejtim mendoj se zgjidhjet dhe realizimi i asaj enderre qe Frasheri te ngelet qender e vogel administrative do te gjendet midis frashellinjve njelloj si atehere kur hordhite e andarteve e kane shkaterruar,plaçkitur e djegur e kane rindertuar dhe e kane tresheguar kete emer.Me pelqeu mendimi i nje bashkefrashelliu ko mendon qe secili duhet te rindertoje shtepine e vet dhe ta perdore ate per pushime verore e ne çdo stine,piknike e shetitje ne fund jave,ne data historike duhet te organizojne aktivitete e te afrojne mendjet e ndritura ne ndihme te turizmit te tyre malor.Disa bizesmene me orgjine te kesai ane e perrreth duhet te afrojne mundin e tyre e te shfrytezojne aktivitetin turistik e te punesojne banoret e asaj ane ne çdo stine. Ketu lind dhe mundesia e banoreve qe jetojne atje te afrojne e te shesin prodhimet e tyre.Atje çdo familje ka burime te mjaftueshme me prodhime te pastera biologjike e natyrale,kane shume bime mjekesore,prodhime artizanale ushqimore,etj qe po te organizohen mire grumbullohen nga tregetaret e qyteteve afer dhe mund te eksportohen jashte si bimet medicinale mjalti i mrekullushem e vlera kurative etj.Duhet te vrasim mendjen e te gjejme zgjidhje midis nesh.Frasheri eshte i pasur me histori,pejzazhe te rralla natyrore e piktoreske,kanione e pyje te fresketa,ushqime te pastera dhe klime te rralle qe te sheron semundjet Mundet te ngelet qender administrative ose jo kjo nuk i ul Frasherit asnje vlere.Do te jene frasherllinjte bartesit e vlerave te historise se tij kudo ku ndodhen e jetojne.Pelegrinazhi i frashellinjve ne mes te maleve do ta mbaje te ndezur mallin per te dhe po ata peligrine do te lexojne e kendojne ,kuvendojne e pikturojne çdo bukuri te Frasherit do te krijojne e konceptojne mrekullite e dores e te mendjes qe do te lene trashegim ne Frasherin e rilindjes se vertete .
Nje mesazh brilant jo vetem per tu pershendetur, por edhe per ta vene frasherllinjte e paster dhe te ditur ne zbatim, duke rinderuar shtepite e tyre. Kjo do ishte zgjidhja me e mire. Respekte Z. Kastriot Frasheri