E vërteta e kthimit të parave të firmave piramidale

anazapta

Sot pas më shumë se 17 vjetësh rikthehen sërish në skenë paratë e firmave piramidale. Si një epidemi që i bën të ndjeshëm njerëzit, për një plagë që me sa duket e ka korracën shumë të hollë, në metropolin shqiptar nuk diskutohet për gjë tjetër, veçse llogaritje shumash që kanë mbetur në skemë dhe koeficientë asetesh që firmat kanë dhe mund të kthejnë. Por përtej kalkulimeve që mund të bëhen nga një dëshirë e sfilitur shqiptare, nuk kemi në dispozicion asnjë vlerë shume parash, asnjë emër kreditori që do të marrë këto para, apo kohën kur do i marrin ato. Por legjenda urbane është përhapur dhe njerëzit mezi presin të marrin një informacion më shumë për lekët e tyre të humbura dhe pa shpresën e kthimit ndonjëherë. Gjithë ditën e djeshme për të sjellë një informacion sa më të plotë për lexuesin tonë u përpoqëm të marrim të dhëna mbi shifra, numra, emra kreditorësh, pra jo me lojë përqindjesh, apo para të presupozuara, por me atë që në thelb përbën gjithë problemin dhe zgjidhjen njëkohësisht. Sa është kjo shumë parash që do të jepet? A ekzistojnë vërtet këto para dhe kush do i përfitojë ato? Kur do të mund t’i marrin dhe pse nuk janë dhënë deri tani? Pse sillen pikërisht në vëmendjen tonë tani këto para? Nëse asetet apo paratë e bllokuara në bankë që në vitin 1999 kanë qenë aty pse nuk janë dhënë më parë? Përgjigja ishte evazive dhe pa asnjë të dhënë të qartë. Administratori i zyrës së shoqërive huamarrëse na tha se paratë janë, por jo shumën. Na tha se emrat e kreditorëve janë, por jo se cilët janë ata. Na tha që do të kthehen por jo afatin se kur. Pastaj sqaroi se bëhet fjalë për 20 për qind të “të humburve” në piramida që nuk kanë marrë asnjë këst më parë dhe kërkoi që vetë ata që e dinë që nuk e kanë marrë këtë këst të bëjnë përllogaritjet në bazë të përqindjeve të firmave.

 

Çfarë informacioni morëm nga Ministria e Financave?

Zyra e administrimit të fajdeve është nën varësinë e Ministrisë së Financave dhe adresimi ynë i pari siç duhet të ndodhë në rrugë zyrtare ishte pranë këtij institucioni. Por dhe drejtuesit e ministrisë ishin njohur me këtë fenomen vetëm mediatikisht, pasi Administratori i zyrës së fajdeve ende nuk i kishte vënë në dijeni për procesin, hapat ku kishte mbërritur apo paratë që do të ktheheshin. Në mënyrë të çuditshme për stafin e ministrisë kishte dalë nga asgjëja informacioni për këtë zyrë nën varësi të saj, duke i vetë përcaktuar prioritetet e saj. Ajo çfarë mundëm të marrim si përgjigje ishte: “ne i kemi kërkuar informacion zyrës dhe nesër (sot) presim të na sjellin të dhënat mbi gjendjen reale të parave, kush janë kreditorët apo asetet që janë shitur”. Në këtë mënyrë pranohet dhe një fakt tjetër, vetë-autonomia e zyrës së administrimit të fajdeve dhe gjykimi i saj se kur duhet të thërrasë mediatikisht njerëzit për këtë çështje.

 

Çfarë na rrëfeu administratori i parave?

Paratë janë për 20 për qindëshin e kreditorëve që nuk kanë marrë asnjëherë asnjë këst. Ky ishte pohimi i bërë dje për gazetën Dita i administratorit të zyrës së fajdeve, Zini Tollozhini. Por megjithë insistimin tonë, ai nuk ishte në gjendje të na rrëfente atë shumë parash që ishte dhe pse sipas tij ishte e bllokuar në bankë që në vitin 1999 apo asete të shitura gjatë viteve më pas. Sipas tij, paratë nuk ishin tërhequr nga kreditorët gjatë këtyre viteve për shkaqe neglizhente të tyre, emigracionit apo përqindjeve që firma të caktuara e kishin të papërfillshme. Argument pak i vështirë për t’u pranuar, pasi jo përqindje e ulët apo emigracion apo padije për ecurinë e procesit, por nuk besoj që asnjë prej nesh qoftë dhe për traumën e atyre viteve nuk do e kishte lënë çështjen pa i shkuar deri në kacidhen e fundit. Megjithatë, zoti Tollozhini kërkoi dhe një herë që nëpërmjet medias tonë t’u kërkonim lexuesve tanë, që atyre 20 për qind që nuk kanë marrë asnjëherë asnjë këst të “sjellin kontratën dhe faturën origjinale dhe paratë i kanë në dorë sipas përqindjeve të përllogaritura nga secilën prej firmave piramidale”. Kjo puna e përqindjes pa shumë duket si një përllogaritje e shumëzimit të një numri me zero. Duam të besojmë që gjithsesi do mund të marrim listën apo shumën e parave që do të kthehet, nëse do të ndodhë, por do të kërkonim dhe bashkëpunimin e lexuesve që nëse kanë ende plagën e pambyllur dhe zotërojnë një kontratë e faturë origjinale të marrin udhën tek zyrat e administrimit të fajdeve dhe nëse i marrin ato të informohemi dhe ne.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • E verteta esht se si ti lem te shpresojn,se mundet te marin ndonje kacidhe viktimat e ketij sistemi te ri politik,qe deri ne fund te jetes mund te shpresijn se do te marin dicka!!
    Le te mbajn shpresa tek posullat e nenshkruara nga mashtruset,dhe ne se nje dit do tu a futim fitimet edhe ne varr!!!

  • Nuk ka patur ASNJERI,qe nuk ka ngelur pa marre nje KEST sipas perqindjes se caktuar ,qe ne vitin 1998 e prapa!
    Per gati 18 vjet jane shitur shume ASEWTE swidomos nga te VEFA-s,pra na takon prap te marrim leke PLUS atyre qe kemi marre!!!
    Te thuash se kreditoret e VEFA-s qe moren vetem 11% te lekeve dhe kur kjo PIRAMIDE FANTAZEM KISHTE QINDRA MILIONE ASETE PA SHITUR,eshte MASHTREIM KOMBETAR njelloj si atehere kur lulezonin!!!
    QEVERIA TA KONTROLLOJE KETE MAFIE TE DYTE!!!

  • Zoti gazetar. Po te drejtohemi ty qe te kerkosh ne emrin tone .qe kjo genjeshter nuk kalohet as nga nje budalla. Kur jane dhene leket heren e pare per firmen Vefa te pakten kete e di me siguri eshte thene qe tani per te gjithe kreditoret do te shpernahej gjendja e lekeve qe u gjet pra 11% per te gjithe kreditoret. Kush ishte jashte sigurisht qe i ka terhequr sic eshte rasti im. Por ta zeme se dikush nuk i ka terhequr . Cfare hyn ketu kjo ceshtja e shitjeve apo kush ska marre. nese nuk i ka terhequr ndokush sigurisht qe do te ishin ne ndonje banke dhe ti marri biles edhe me interes te ketyre viteve qe si ka terhequr.Por shitja e aseteve eshte thene qe do behej pra kuptohet mbas asaj shperndarje dhe do na rishperndahesh sipas nje koeficenti ter ri per te gjithe si per ata qe i kishin terhequr si dhe per te tjeret. Kjo eshte nje loje e pakuptimte .Ne e kuptojme qe ato leke qe jane akumuluar kane shkuar per kete mafie te re.por te pakten te mos hedhin tymnaja si ne kohen e hajdutit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *