Një 33-vjeçar po lufton më vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi pësoi një aksident në punë. D. B., banues në Durrës, mësohet se ka qenë duke punuar për ndërtimin e një muri në lagjen nr. 15, kur është rrëzuar nga skela dhe më pas ka rënë në një tel korrenti. Aktualisht i dëmtuari ndodhet nën trajtim mjekësor në spital dhe në gjendje tepër të rëndë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e ngjarjes.
