Një tropojane për deputete në Belgjikë

anazapta

Elona Zhana, shqiptarja që jeton prej 12 vitesh në Bruksel, prej disa kohësh ka shprehur ambicien e saj për të prekur Parlamentin e Brukselit. Kandidatja e Qendrës së Demokracive Humaniste, do të përfaqësojë në garën elektorale në Belgjikë, mi 60 mijë shqipfolës që jetojnë atje dhe jo vetëm. Ajo është optimiste se zëri i saj do të bëhet pjesë e politikës në shtetin e huaj.

“Po, jam kandidate për deputet në parlamentin e Brukselit. Nuk bëhet fjalë për Parlamentin Europian, por për atë të Belgjikës. Shteti belg është një shtet federal. Kjo do të thotë se është i përbërë nga organe të ndryshme të vendimmarrjes, që u përkasin saktësisht komuniteteve, por edhe rajoneve. Unë kandidoj për partinë “Qendra e Demokracive Humaniste” në zgjedhjet rajonale të Brukselit. Këto zgjedhje përfshijnë 90 komuna të Brukselit. Partia që unë përfaqësoj është një parti e qendrës së djathtë. Sfida është realisht shumë e madhe. Janë gjithsej 1 mijë kandidatë. Është një garë e fortë, por unë jam shumë optimiste pasi e kam analizuar mirë përpara se t’i hyj kësaj gare. Personalisht nuk jam tip shumë aventuriere, ndaj edhe këtë herë jam me këmbë në tokë”- shprehet ajo duke shpjeguar edhe seriozitetin më të cilën e ka marr këtë angazhim.

 

Elona, kur mbahen këto zgjedhje?

elona zhanaaNë datën 25 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e Parlamentit Europian. Është një procedurë zgjedhjesh të 3-fishta. Janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, ato Federale për Belgjikën dhe ato rajonale, ku kandidoj edhe unë.

 

Elona, lidhja juaj më Shqipërinë?

Unë kam lindur në epokën e Shqipërisë së izoluar. Më kujtohet që në fëmijërinë time të atëhershme, gjyshja, gjysma e familjes të së cilës kishte mbetur në pjesën tjetër të kufirit pas mbylljes së saj (unë jam tropojane) qante rregullisht për ta. Më pas, pas hapjes së Shqipërisë është pikërisht nëpërmjet Kosovës që ne kemi patur kontaktet e para me botën perëndimore. Jetoj në Bruksel që nga viti 2001. Jam e diplomuar në Bruksel, jam njohëse e disa gjuhëve të huaja. E pasionuar pas komunikimit në të gjithë format e saj si dhe kulturës, aktualisht punoj si e pavarur. Njihem si gazetare, botuese, përkthyese, shkrimtare etj…

 

Cila është lidhja juaj me politikën?

Lidhjet e mia me politikën nuk datojnë nga dje as nga sot, por shumë më herët. Realisht jo vetëm studimet, por edhe praktikat profesionale i kam realizuar në fushën politike. Ndërsa hapi për të kandiduar në këto zgjedhje erdhi si shprehje e nevojës për një ndryshim në realitetin e përditshëm. Sigurisht që kjo duhet parë në dy dimensione. Në dimensionin e parë, atë të qytetarit të Brukselit duhet thënë që jam e bindur që programi i partisë për të cilën kandidoj është alternativa e vetme praktike, e shifruar dhe e mbrojtur nga personalitete serioze e të afta. Në dimensionin tjetër është koherenca në angazhimet e mija me komunitetin shqiptar. Duke qenë së ne këtu kemi një komunitet të rëndësishëm në numër, por edhe në shtrirje kohore, përfaqësimi në nivelet vendimmarrëse belge shtrohet si domosdoshmëri, do të thoja unë.

 

Nëse zgjidheni, cilat janë ambiciet tuaja të mëvonshme?

Jam e bindur që nëse ne arrijmë të përfaqësohemi në parlamentin e Brukselit, do të jetë një hap gjigant në përmirësimin e imazhit,por edhe një investim direkt në mirëqenien e përbashkët të komunitetit. Me këtë rast bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu do të kenë një derë të hapur ku të drejtohen lirisht. Dhe pikërisht në programin tim politik kam prioritete që i prekin nga afër bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Bruksel. Por një përfaqësim në Parlamentin e Brukselit nuk do të ishte i dobishëm vetëm për shqiptarët e këtushëm. Ai do të ishte po ashtu një mjet lobimi i shkëlqyeshëm i çështjeve tona kombëtare në një vend strategjik si Brukseli vendimmarrës. Ata që më njohin sadopak e dinë sa për zemër e kam unë çështjen shqiptare në të cilën kam punuar pa patur asnjë fuqi politike.

 

Si është parë kandidatura juaj aty?

Kandidatura ime është parë si risi për faktin që kam vetëm 13 vite në Belgjikë dhe kam dhënë prova integrimi e ngjitje të ashensorit social; për faktin që ekonomikisht nuk kam asnjë interes për politikën gjë që e bën kandidaturën dhe angazhimin tim të besueshëm; për faktin që nuk bëj pjesë në një klan a grupim por tejçoj një imazh gjithëpërfshirës shqiptare evropiane.

Share This Article
21 Comments
  • I sugjeroj shtetit belg, ti beje ADN zonjes ne fjale, nga analizat e ADN, do te dalin rezultatet se zonja ne fjale rrjedh nga nje familje Malsore apo Maloke, po te jete malsore, ti jepet mbeshtetje te kandidoje e te fitoje, ne qofte se rrjedh nga familje MALOKE, zbojeni urgjentisht se do tja shifni sherrin.

    • Do na kish shkuar jeta duke u bere analiza gjirokastriteve ,meqe Enver Hoxha ish prej Gjirokastre sipas llogjikes tende.Ai fshatari nga Kuçi I Vlores I ndershem e I varfer qe ankohej para ca ditesh ne nje kronike ne Top Channel se prej rruges cope -cope nuk shkon dot ne Vlore,nuk ndryshon nga ai fshatari i ndershem e I varfer nga Tropoja.Pseudoqytetaret,te paret e te cileve lane katundet ne fushat,gerxhet e malet ne mbare Shqiperine ,te cilet i kane mbushur vetes mendjen se jane race e perzgjedhur,ata kane nevoje per analiza.Problemi eshte se e Kane aq te nevojshme te jetojne me urrejtje,sa nuk u gjendet shpetim.Thjesht antishqiptar mjeran.

    • Ti cope m…i kush kujton se je qe shprehesh ashtu per nje zonje qe as nuk e njeh…malok eshte ilir meta qe po ua q.. motrat dhe nenat nje e nga nje dhe ju zbeni ze…se jeni mesuar me enverin qe ju ka rrahur qe kelysh…

  • Eshte nje krenari per ne qe perfaqesohemi ne Bruksel dhe Europe me njerez te tille qe pervec nivelit te lart intelektuel, sjellin ne Europe dhe frymen patriotike shqiptare. I uroj znj. Elona Zhana shume suksese ne zgjedhjet vendore dhe europiane ne Belgjik.

  • Vetem kjo deklarate ketu tregonte backgroudin intelektual te saj,se ne boten perendimore askkush nuk bene politike per te fituar bénéfice materiale; ‘për faktin që ekonomikisht nuk kam asnjë interes për politikën gjë që e bën kandidaturën dhe angazhimin tim të besueshëm;’
    Zoja kutin se bruxelli eshte shqiperia qe na sjell keso argumente per ta votuar?
    Ketu ka nje shprehje:méfiez vous des parangons de vertu..’kujdes nga ato qe duan me u doke teper vyrtyoz!rrenjne!

  • Nje pyetje kisha une po kjo vajza nga tropoja nuk eshte mbese e dikujt,sepse zonjushen kokalari e keni prezantuar si mbesen kokalareve apo do vazhdojme akoma me keto servilizma te felliqura

  • Suksese zj.Elona.Uroj ta perfaqesoni me dinjitet Shqiperine.Te pakten ne pamje rrezatoni pozitivitet.Fakti qe nuk mohoni origjinen tuaj tregon karakter.Njerezit me identitet te sajuar jane e keqja e vetes dhe kur ndodh te perfaqesojne e keqja e gjithe kombit.Kete lloj qenie te sajuara,paragjykues ndaj atij qe mendon ndryshe,agresiv,te molepsur me deficenca mendore ku paragjykimi krahinor eshte nje prej tyre,kete lloj qenie krijoi nje sistem 50 vjecar.Vazhdojne ende pasojat.Kam gjak jugu ne aq breza sa kujtesa e nje familjeje te con.Kam miqesi te shtrenjta ne jug,e kam patur fatin te kem miqesi po aq te vyera me shqiptare te mire nga veriu e gjithe trojet shqiptare.Jemi nje komb qe keni vuajtur.Ndasite primitive jane kunder jesh.Edhe nje here suksese.

  • Edhe sikur te fitoje kjo zonja nje vend ne parlamentin Belg mendon njeri se do e degjojne se çfare flet kjo , te pakten po i erdhi radha per tu çuar e te flase, kjo vetem mund te behet nje rrogetare parlamenti dhe do kete nje pension te mire .

  • I uroj Elones me te miren e mundshme. Kjo vajze e Alpeve tona me siguri nje here do tia arrije asaj qe kerkon. Sigurisht me pune dhe perkushtim. Ajo do te jete zeri dhe zemrA E BASHKATDHETAREVE TANE ATJE. aJO ME SIGURI DO TI SHTYJE FEMIJEVE TE SHQIPTAREVE TE ATJESHEM TE NDJEKIN SHEMBULLIN E SAJ DHE NUK KA ARRITUR PAK PER 12 VJET. TURP PER ATA QE FLASIN KEQ PER TE.

  • Kane lene nam te mire shume politikanet shqiptare ne Bruxell, sidomos ata te nahijes tate moj cike tropoje,dhe ndoshta reputacioni i tyre te ndihmon disi tja dalesh mbane! Mgjth si thote dhe patioti yt dhe udheheqsi yne i pavdekshem: U KRYYY!

  • ME KETO POLITIKANE TROPOJANE DUN ME I MORR NJI NAHIJE TE ALPEVE SHQYPTARE ENE BELGJIKA , PA U VRA PREJ MALOKUT ( KUSHURINIT TE KESAJ POLITIKONEJE )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *