Portokalli në…PD – Channel

anazapta

‘Portokalli’ është pa dyshim një nga gjetjet më fantastike për të emërtuar një program, siç është ai humoristiku në Top Channel. Humori vetë si zhanër, ka brenda edhe të ëmblën dhe të hidhurën, siç dhe portokalli. E duke qenë i tillë, gjendet gjithnjë në një zonë të ndërmjetme, siç është ngjyra e këtij fruti në semafor, mes së kuqes për t`u ndalur dhe jeshiles për të ecur. Po ashtu, ‘Portokalli’ vlen gjuhësisht si në rastet kur theksin e ka tek zanorja e parë e si tek e fundit, duke përcjellë gjendje në të parën dhe vetë frutin në të dytin. Sa për gjendjen, ‘Portokallia’ gjen shprehi dhe tek thënia: “as mish e as peshk!”

As mish as peshk ishte një intervistë e dhënë nga Fatbardh Kadilli, një prej emrave të vonshëm në PD, pjesë e atij brezi që iu bashkua kësaj force në vitin 2005 kur erdhi në pushtet. Ka thënë diçka që për hir të së vërtetës duhet vlerësuar, se një pjesë politikanësh në PD e kanë mbyllur ciklin. Kjo është mëse e vërtetë dhe nuk vlen vetëm për PD. Edhe PS ka me shumicë prej atyre që çfarë kanë patur për për të dhënë në kaq vite, e kanë dhënë. Dhe nuk ka asnjë vlerë më vegjetimi i tyre politik, duke tentuar të mbahen sforcërisht gjallë dhe me oksigjenin e interesit dhelpërak mediatik, sidomos kur është puna për pak diversion për luftë mes llojit. Por Kadilli ka degjeneruar më pas në humor krizë, tipikisht në një gjendje të portokalltë kur tek këta politikanë cikëlmbyllur nuk ka përfshirë Berishën. Madje e ka mitizuar akoma më tepër. Kësaj i thonë t`i mbyllësh ciklin vetes, jo thjesht për karrierë politike, por për të menduar mirë dhe drejt, e nga ana tjetër të lësh hapur ciklin e “Portokallisë” në PD! / E.H.

2

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Ky qendrim i Kadillit eshte qendrimi i te gjithe atyre qe militojne ne Pd dhe kane nje kontrate servilizmi deri ne vetmohim ndaj Doktorit, njesoj se dikur dikush ndaj Enverit. Fytyrat e diktatoreve jane njesoj sic jane edhe te servileve te tyre, te neveritshem. Kadilli eshte nje prej ketyre servileve medioker.

  • Po pse rrine si “MUTI i LAGUR” keta te PD se, nuk e kuptoje. Nuk JU dalin parate qe kane vdhjedhur per te jetuar si Zoterinje.

    • Shikoni fotot e ketyre te pesteve dhe shikoni Shqiperine,ska asnje ndryshim! Mjere ata qe u vene nga pas nese ka ndonje!More spaskan njerez ne far-efisin e tyre keta qe tu thone ikni more se lat nam,u doli boja,skeni cilin genjeni me tani.Po ku i gjeten keta majmuna mor nenen ku e kane atyre qe i vune!

  • nuk vlem m ekjo menyre e te shkruarit. shume pak
    do t.ju lexojne dhe me pak do t.ju komentojne.

  • PD-eshte si ai i semuri qe ndodhet ne agoni,i cili renkon dhe gradualidht i ndalon frymemarrja, dhe mbahet me serum deri sa i del shpirti,ndersa Berisha po sillet si ai derri i plagosur i cili sidoqe te jet te kafshon per vdekje se i ka dhembet me helme,nga goja leshon jarge,nga shpirti eshte i zi dhe me kete ngjyre i ka ngjyer te gjithe ata qe i shkojne pas,ndaj nga ky personazh,ekzemplar i rralle ne Europe mundet te besh disa filma,komedi,estrade.Eshte koha qe ndaj tij shumica e shqiptareve te distancohen,te mbyllin televizorin dhe te mallkojne kete pjelle te keqe:”Ne ka zot a perendi,na e mer shokun Sali”..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *