Shqipëria po vijon një traditë të re dështimi kur është fjala për ballafaqime ndërkombëtare: atë më këngën në Eurosong. Nga Hersi Matmuja ka tashmë vetëm një lajm: skualifikohet!
Ka një ngjashmëri mes kombëtares së futbollit dhe asaj të këngës; ashtu siç ka një ngjashmëri mes fitores së Shqipërisë ndaj Belgjikës 2 me 0 afro 30 viteve më parë, e vendit të 7-të në Eurosong të Anjeza Shahinit në përfaqsimin e parë të Shqipërisë në këtë event të muzikës europiane. Rezultati historik me Belgjikën, erdhi një moment dhe u bë bozë nga një delir kolektiv, që gjeneroi dhe me inskenimin e atij rezultati në një lojë qensh në Cirkun e Tiranës. Po kështu dhe me rezultatin që arriti Anjeza Shahini, ku u mbajt dhe një tip simpoziumi me artistë në sallën e Teatrit Kombëtar! Diferenca mes dy fushave është vetëm në faktin se ndërsa futbolli e pati shansin dhe në atë kohë për ballafaqim ndërkombëtar, muzika nuk mundi ta ketë. Por për shumëkënd, nëse do e kish patur, do kishte arritje të pakrahasueshme me futbollin. Që prej rastit të Anjeza Shahinit, kënga shqiptare në Eurosong është një dështim total, me pak përjashtime, sic në rastin e Olta Bokës. Ajo është shprehje e rënies dramatike që ka cilësia e produktit muzikor të Festivalit të Këngës në RTSH, që po ashtu ngjan me varfërinë kualitative të kampionateve shqiptare të futbollit. Nuk është thjesht promocioni i fortë medatik që e bën të famshme një këngë. Ajo mund të ngjis krejt natyrshëm në ndjenjat e njerëzve nëpërmjet ca udhëve magjike që një produkt i mirë artistik ka forcën t`i hapë e të ecë në to. Asnjë prej këngëve fituese në Fest-RTSH nuk arrin t`u imponohet njerëzve, ndjenjave e shijeve të tyre, qoftë në melodi apo qoftë në tekst, gjë që nuk ndodh me ca aktivitete të ngjashme alternative, ku për çdo vit ka hite që mbeten në kujtesë. Ka gjithsesi një shpjegim për atë se ç`po ndodh me këngën shqiptare në Eurosong; shpjegim që gjendet tek vetë “inkubatori” prej së cilit del ajo: RTSH. Si gjithnjë, është prodhimi që pasqyron ‘prodhuesin’! / E.H.

Me ate kenge idiote pa kuptim edhe Lady Gaga nuk fitonte. Per ata qe dine Anglisht te mundohen ta kuptojne kete kenge se une nuk arrita dot. Imagjino cfare turpi per kengetaren qe kendonte kodra mbas bregut.
ONE NIGHT’S ANGER
Say no, let go, keep your breath, as the anger flows
I Know, you know, words can hurt, you’ll regret them though
So say say say say you’ll be there when the words are done
Don’t give in your pride,
Keep calm and think twice
Chorus: Free your mind from the doubts that are tickling
Free your heart, and let the peace enlighten your feelings
Sun will rise, and the light will be clearing
The tides of the night
keep calm and think twice
Say no, let go, night will fade and the day will glow
I know, you know, that the morning is brighter so
Please say say say say you’ll be there when the words are done
Don’t give in your pride
Let go and don’t cry
Chorus: Free your mind from the doubts that are tickling
Free your heart, and let the peace enlighten your feelings
Sun will rise, and the light will be clearing
The tides of the night
Keep calm and think twice
Chorus: Wait a tick tiny tick, you’ll regret it (just wanna say it right)
Wait a tick tiny tick; you’ll forget it (I want to let it out)
Anything isn’t it you want to get it,
Maybe tomorrow, will be late to get by
Ndoshta eshte edhe faji i procedures se kenges per ne Euro Vizion e cila percakton qe kenga fituese e Fest RTSH te perfaqesoje Shqiperine ne EV.Por mendoj se duhet te ndryshoje kjo menyre ,dhe kenga dhe kengetari te perzgjidhen dhe ti pershtaten ketij evenimenti.
Nuk eshte rezultati i Anjeza Shahinit ne vend te shtate, por i Rona Nishliut ne vend te 5-te ne 2012!!!
Nuk eshte rezultati me i mire deri tani i Anjeza Shahinit ne vend te shtate, por i Rona Nishliut ne vend te 5-te ne 2012!!!
po po …..
flisni kodra mbas bregut….
Erovisioni eshte komplet i dominuar nga dy grupe, sllavo folesit dhe gjermanofolesit.
Nuk e kishte fajin kemgetarja por shume vende nuk i lejohej votimi ate nate.
Dhe si rrjedhoje u skualifikuan vende si Shqiperia , Pprtuhalia etj…
Nuk me mbushet mendja qe e meritonte me shume Montenegro…!!!! Pfpfffffff.
Ose San Marino ,,,,
edhe me shume….. pffffffffff
Simbas jush duhet tja leme ne dore kanaleve private qe te nxjerri perfaqesuesin ……
Apo si ta kuptojme ate permendjen RTSH…????
Nqs nuk fitohet ose kulifikohet nje genge , nuk do te thote patjeter qe , e ka fajin stacioni televiziv , apo jo ???
Thjesh duhet punuar me shume per heren tjeter.
Gjera te shemtuara Shqiptarce. Mire na e bejne qe na skualifikojne. Keshtu eshte kur festivalet i fitojne me pazare prapa skenes, pastaj ne jemi larguar nga traditat tona, ne marrim violiniste dhe kengetare shoqeruese te huaja duke ja ulur me shume vlerat kengeve.
Nejse, arti dhe sporti shqiptar jane dy gjera qe jane shkaterruar dhe nuk rikuperohen dot me.
Sikur te fitonte do te ishte shume mire, por fitore eshte edhe qe morem pjese. Ne jemi nje vend i vogel dhe duhet te kenaqemi me pak.
Te kenaqemi me pak???? Ne jemi nje vend qe duhet te bejme gjithnje me shume, e te kerkojme me shume nga vetja, rrjedhimisht per tu kenaqur me shume.
Ju me dukeni shume fataliste.
ME MIRE OPINION APO EUROVIZION?
Ne nje kohe qe Bota i ka ngulur syte tek ekranet TV per te pare garen Eurovizion qe eshte simbol i afrimit te popujve te Botes se Civilizuar, ne Shqypni mileti dru me pre i ka ngulur syte ne studiot TV OPINION apo TOP STORY apo TONIGHT per te sqaruar a eshte HERO Enver Hoxha sic e mban Kuvendi i Shqypnise apo eshte thjesht nje kriminel sadist gjakatar sic thote e VERTETA historike, nje ceshtje qe i ndan shqyptaret dhe i ben armiq me njeri tjetrin vite me radhe. Nderkohe qe politika aktuale shqyptare vajton si kukumjacke pylli Enver Hoxhen me grushtin bolshevik dhe kerkon me LEKA borxh te festoje 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes.
PRANDAJ NUK KA PSE CUDITEMI QE BOTA NA QUAN SI NJEREZ TE PAGDHENDUR ME BISHT NGA PRAPA?
kenge e dobet,skemi talente dhe pike! jemi mesuar me kenduar ne shqipni me byth perjasht e me videoklipe te paguara nga vete kengetaret! dhe ja vjen nje dite dhe cuditemi pse na skulifikojne sepse mendojme me injorancen tone se dhe ne bote funksionon po keshtu si tek ne ! verejtja per tvsh qendron sepse eshte kthyer ne cerdhe te pd-se mbushur me medioker e palla!
Hej DITA ! Eshte Rona Nishliu ajo qe tundi Eurovizionin ! Rona Nishliu !!
Ne lidhje me artikullin “Kombetarja” e kenges,
mendoje se kemi nje paralelizim jo vetem te pa pershtatshem por dhe te gabuar.
Futbolli nuk ka asnje gje te perbashket me muziken (pervecese faktit qe te dyja kane nje mase te gjere te dashamiresve qe i ndjekin).
Fakti qe kandidatja e vendit tone nuk u kualifikua ne finale te Eurovizion 2014, duhet te behet objekt analize nga specialistet e deges se artit. Ata specialiste qe i takojne kesaje dege u duhet te analizojne: tekstin e kenges, muziken e orkestruar, interpretimin e kengetares dhe se fundi mendoje dhe faktin ne se ja vlen te kendohet ne gjuhen angleze apo ne gjuhen tone.
Artikuj te tille ku te analizohen keto detaje dhe te dilet me nje mendim te perbashket nga specialistet e artit si dhe te opinionit te gjere te publikut per te metat e konstatuara do ti vlenin per te ardhmen nje perfaqesimi dinjitoz te vendit tone ne keto ngjarje si ajo e festivalit te Eurovizion.
Mendoje se kete analize te hollesishme duhet ta beje ajo dege e Ministrise me drejtorine perkatese qe mbulon drejtimin dhe pregatitjen e kandidateve per ne Eurovizion.
Artikulli i mesiperm per mua personalisht nuk eshte gje tjeter pervecese nja banalitet rrugesh
qe nuk ben gje tjeter pervecese mundohet te godase dike por pa sjellur argumente dhe mendime se si duhet zgjidhur problemi ne fjale.
Per vitin e ardhshem uroje te kete me teper sukses, natyrisht ne rast se do te kuptohet shkaku dhe pasoja e deshtimit per kete vit.
Mbetet problem mënyra si ne e caktojmë, e caktojmë dhe nuk e zgjedhim këngën që na përfaqëson në Festivalin e këngës në Eurovizion. Por krahasimi me Kombëtaren e futbollit, duket si i kërkuar me zor. Dhe në rrjeshtin e parafundit, një gabim i shëmtuar gramatikor që për fat të keq po ndeshet përherë e më shpesh i shkruar ose i folur: PREJ SË CILIT, kur duhet PREJ TË CILIT.