Holanda, një prej vendeve skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian, shprehet optimiste për axhendën e reformave të qeverisë shqiptare, megjithatë kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Interesimit të “Vizion Plus” për qëndrimin e Holandës për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme holandeze i janë përgjigjur se vlerësimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, në qershor të këtij viti.
“Holanda do të vlerësojë përparimin e Shqipërisë pas publikimit të Progres Raportit të Komisionit Europian, që pritet në qershor. Holanda është optimiste nga axhenda e reformave të qeverisë dhe fton Shqipërinë që të tregojë rezultate konkrete, si për shembull, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, në dhjetor të vitit 2013, Holanda ishte një ndër pesë shtetet e BE-së, që kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar arritjet e vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Holanda, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Danimarka kërkuan shtyrjen e këtij vendimi në samitin e muajit qershor.

csatus more me kete mjerime ku jetojme duhete luftuare qe mose te na rabise e vjedhe amerika dhe te na leje ne dore te serbise greqis e malazezrise e turqis e poshtersis itali se na zhdukene fare na lane skllevere te perjetsheme ketu duhete luftuare te zzhdukene te gjithe ata qe jane rekrutuare si agjenta e ketyrve shteteve se na morene ne qafe shikoni cpo na punojne
po çfar na duhet: europa nuk éshte per ne shqiptaret mor zot,,skemi energji elektrike dhe qindra gjéra te tjera komb i trashé,,me kanun e lahut nuk hyet né europ ooo popull
Duhet te jesh i çmendur te kesh bese ne fjalen e Hollandes per statusin
Sa moren vesh qe droga transportohet nen mbrojtje ushtarake e ndrruan mendjen hollandezet.
DRITEN JESHILE TA KENE PER VETE DHE ESHTE PROBLEMI I TYRE
NE NDIHEMI TE DISKRIMINUAR KUR RUMANIA BULLGARIA JANE ANETARE TE GJITHA VENDET FQINJE KANE STATUSIN PREJ VITESH
NE NUK JEMI NJEREZ ME “BISHT” DHE E KEMI MERITUAR ME KOHE MBESHTETJEN E BE-SE QE KA MUNGUAR PER KAQ KOHE
MIKU I MIRE NE KOHE TE VESHTIRA DUKET, SIC E KANE NDJERE SHTYSEN EUROPIANE EDHE TE GJITHA VENDET E BALLKANIT
SIKUR TA JAPIN STATUSIN NE QERSHOR, VENDET EUROPIANE JANE TE VONUARA