Amerikanët e rënë në Shqipëri

redaktor

Në Luftën Nacional Çlirimtare veç partizanëve, ballistëve e legalistëve, u përfshinë edhe forcat e huaja aleate, madje duke lëne në Shqipëri edhe dëshmorët e tyre.

Ky memorial në Korçë është një kujtesë e nderim njëkohësisht pikërisht për ata ushtarë amerikanë të rënë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë. Në prag të 9 Majit, ditën që shënon fitoren kundër fashizmit, memoriali është përuruar nga Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu si dhe të pranishëm të tjerë. Teksa ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, diplomati amerikan u kërkoi korçareve të ruajnë këtë objekt për nder të të rënëve që sakrifikuan jetën për lirinë.

Më herët ambasadori Arvizu ishte i pranishëm edhe në bashkinë e Korcës, ku u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Emblema e artë e qytetit” për gazetarin dhe shkrimtarin shqiptaro amerikan Petër Lucas, si nismëtar për ngritjen e memorialit në nder të ushtarëve amerikanë.

2

3 4

 

Share This Article
6 Comments
  • Fraza e parë e këtij lajmi është e gabuar sepse flet për përfshirjen në lancçl te ballistev e legalistëve!? Jo ore zoterinj nuk kanë qënë pjese e lancçl ballistët dhe legalistët!? Tezat e alimadhit ka sjellë autori i “pamvarur” këtu? Sa për nderimin e ushtareve amerikané,le te nderohen por më përpara te dime te nderojme luftetarët tanë dhe monumentet e tyre te katandisura per faqe te zezë!? Së fundi ,fotoja e ambasadorit arvizu ne fund duke folur sikur ka nê sfond liqenin blu te Pogradecit apo jo? Atehere pse thuhet qe ceremonia ështe zhvilluar në bashkinë e Korçës !??

  • Zoti Thano!
    Kur keni vendosur,qe te reabilitohen BASHKEPUNTORET E NAZI-FASHIZMIT,ballistet e zogiste???
    Te thuash,qe BALLISTO-ZOGISTET kane marre pjese ne LUFTEWN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTAREW eshte jo vetem GABIM I RENDE MORAL DHE FALLCIFIKIM I SE VERTETES,POR EDHE NJE GODITJE,QE JU I BENI CLIRIMTAREVE TE VERTETE DHE NE BIJVE TE TYRE!!!
    Eshte ne nderin tuaj,si gazete atdhetare,qe ta PERGENJESHTRONI KETE FALLCIFIKIM te bere nga gazetari i juaj FRIKACAK,qe nuk ve as emrin poshte shkrimit!!!

  • Ne Shqiperi krahas politikaneve qe sillen si CUBA, po shtohen edhe gazetaret servila dhe injorant. E theme kete se po qe se do te vinte ndonje gjerman e te ndertonte nje lapidar te Hitlerit perseri e njejat gje do ndothete. Se cilet ushtarak shqiptaro-amerikan kane rene ne Shqiperi nje zot e di. Historia thote se ata kane ardhur (desantuar) pas mezit te vitit 1944 kur Korça ishte çliruar. Sa per Petër Lucas ai eshte nje bire shqiptari qe ska bere as edhe me te voglen ndihme per Shqiperine. Kjo nuk ka vlere per ata qe mendojne se Shqiperia dhe populli i saj ka zbritur ne toke pas vitit 1990. Ne vendet perndimore po te ngaterrosh ose njesosh Partizanet dhe forcat aleate me bashkepuntoret e fashizmit pergjigjet penalisht. Nderkohe qe ketu ne Shqiperi eshte bere mode qe te kujtohen tradhetaret si heroj. Ky eshte nje turp qe koha do ta denoje rende heret a vone. Sa per Z. Arvizu, megjithe respektin, duhet thene se ai nxitohet si ne rasti kur i tha kriminelit te 21 janarit “burr shteti”. Ne kete kuptim edhe ky inagurim, eshte nje vere ne uje.

  • Ballisrët dhe legalistët kane luftuar kjo s diskuohet.Pak rëndesi ka kundër kujt luftonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *