Krimet e Rënda kërkojnë burg të përjetshëm për 2 vrasësit

redaktor

Burgim të përjetshëm u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Mirjan Çotën, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij, Ferit Çota dhe për 20-vjeçarin Fitim Alla, të akuzuarin kryesor për vrasjen e shefit të krimeve të Burrelit, komisarin Musa Skurra. Ngjarja e parë ka ndodhur më 12 janar 2014 në fshatin Togëz, në Librazhd. Sipas familjarëve të tij, 38-vjeçari Mirjan Çota kishte probleme mendore. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar vendim. Ndërkaq, për rastin e dytë u kërkua dënimi me 9 vite burg për dy të rinjtë e tjerë, Edisoll Lleshi dhe Vilson Milkurti për trafik armësh, për bashkëpunim në ngjarje dhe armbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje. Familjarët e dy të rinjve, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti nga ambjentet e Gjykatës hodhën poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë të pafajshëm dhe nuk trafikonin armë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *