Shkodër, prokuroria kërkon 2,5 vite burg për komunarin Shabaj dhe 400 orë pune për kryepleqtë

redaktor

Prokuroria e Shkodrës kërkoi dje gjatë pretencës dënimin me 2,5 vite burg të kryetarit të komunës Postribë, Faz Shabaj, pasi akuzohet se ka lëshuar dokumente për familje të përfshira në gjakmarrje pa qenë të tilla. Prokurori Arben Smaçi ka paraqitur para trupit gjykues pretencën për komunarin dhe 6 kryepleqtë e fshatrave, si dhe sekretarit të Misionit të Pajtimit dhe Paqes së Shqipërisë, Nikollë Shullani. Për kryetarin Shabaj u kërkuan dy vite e gjysmë dënim për shpërdorim detyre, për Shullanin mosushtrim të asnjë funksioni për dy vite, ndërsa për 6 kryepleqtë 350-400 orë pune në komunitet. Shtatë dokumente të lëshuar nga të pandehurit u zbuluan nga autoritetet e huaja si të falsifikuara dhe pas deportimit të familjeve që pretendonin se ishin në gjak, organet ligjzbatuese shqiptare nisën hetimet. Dokumentet janë lëshuar nga kryepleqtë, të firmosura nga kryekomunari dhe përfaqësuesi i Misionit të Pajtimit. Gjyqi bëhet në gjendje të lirë, nisi më 15 prill dhe me gjykim të shkurtuar.

D. A.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *