SHËNIM: ‘Grushti’-mi i Majkos!

redaktor

Pandeli Majko i ka gdhendur vetes, karrierës së tij politike, një grusht e një grushtim, duke kaluar nga njëra tek tjetra brenda tre ditësh. Ish-student i Dhjetorit `90,   asnjë ditë komunist, Majko trazoi shpirtra politikë ish-komunistësh pasi preferoi të ngrinte grushtin në nderim të dëshmorëve të atdheut në 5 Majin e tyre. Dhe dy ditë më pas, pasi u tentua të grushtohet për grushtin e tij simbolik, por acarues  për një pjesë, ai ka tentuar që me një grushtim frenetik, sa në surrat, gjoks e ije, t`i shkaktojë një nockaut korrit të ankimtarëve e denoncuesve të tij, për një shkak të një grushti në tëmthin e vet. Majko ka gjetur forcë, kurajo e moral për grushtimin e tij pikërisht tek pronat e pronarët, një prej përvojave më të shëmtuara, më kriminale dhe më absurde të realitetit post-komunist shqiptar, që e bëjnë fërtele PD-në dhe Berishën, duke ua përplasur trupat në ring. Sepse mjafton ploja e pronave, që së paku PD-ja të mos quhet e konsiderohet parti e djathtë. Se çfarë, nuk munda ta përcaktojmë, por e djathtë jo e jo. Dhe kjo është drama e kësaj partie, që më pas është bërë drama e Shqipërisë: fakti së ç`është në të vërtetë?! Se kë përfaqëson, se cilën shtresë ka prioritare dhe cilën çështje ka në rend të parë për ta zgjidhur. Enver Hoxha ishte diktator, por ama ishte i sinqertë në atë që ishte dhe në atë që mbronte. Ai nuk ka tha kurrë se ishte demokrat e se po ndërtonte një sistem demokratik. Por e kishte bërë që qartë që në krye të herës se sistemi i tij bazohej në luftën e klasave. Pra, nuk të thoshte se ishte një dele e të dilte ujk, por thoshte se ishte ujk e që si ujk ta trajtoje. Por me Berishën si i bëhet? Mjafton prona pra. Edhe të përndjekurit, sigurisht! Do kishte qenë burrë i nderuar nëse do kish thënë sa ishte në pushtet: “Ky vend ka nevojë për shumë gjëra, por unë përfaqësoj një forcë të djathtë dhe prioritet i imi janë pronat, pronarët dhe ish-të përndjekurit. Mbasi të zgjidh njëherë e mirë këto sfida, do vijohet më zëra të tjerë”. Pse nuk e bëri do thoni ju?! Sepse nuk është i lindur për atë punë. Është i lindur vetëm për të gatuar një lloj çorbe, që si ata që e hanë e si ata që ja ndjenë erën, u vijnë zorrët tek goja!/E.Hoxha

Share This Article
10 Comments
  • data 5 maj eshte data e deshmoreve te kombit, problemi qe kane shqiptaret me historine dhe pluralizmin eshte se nuk kane percaktuar ende data per te nderuar te renet gjate periudhave te tjera duke i ngaterruar ato me njera tjetren dhe ketu Berisha eshte fajtori kryesor me ndjenjen e fajit per te bashkuar dy datat e nentorit ne nje te vetme me perrallen e gjermanit te fundit dhe duke privuar shqiptaret nga historia 23 vjecare, ku humben jeten shume te tjere ne mbrojtje te ligjit dhe shtetit ligjor, por qe ende nuk ka nje protokoll per dokumentimin e trimerise se tyre dhe meritat e njohura. Duket paksa paradoksale sidomos kur presidenti i Shqiperise shperndan medaljet si suvenire te kalase se Krujes

  • Ne fakt ceshtja e pronave ka qene flamur i partise republikane.por eshte bere nje mishmash

  • Nga verejtjet me te mencura qe kam lexuar prej E.H.E kam ngritur ne forumet e PD- qe ne janar 1992,por jo komunistet e PD-se,por edhe te burgosurit politike nuk donin te degjonin per pronat.Ju versulen dyqaneve dhe magazinave te shtetit,me pas fabrikave te ndertuara me djersen e tjeterkuj,ne toke te tjeterkuj,me pas;-o burra kush mund te zaptoje!Meqe zaptuesit u bene me shume se pronaret e ligjshem,Saliu u be mbrojtes i elektoratit me te shumte,dmth.zaptuesve.

  • Z.Majko ka me vete shumicen e popullit por jo ps-pd e me tej,por pjesen e drejte te popullit.Krijo parti me vete se ske asnje hajdut me vete as dava drejtoresh.

  • Grushti i Majkos i beri pershtypje dhe hidheroi Saliun si komunisti ”antikomunist” me i thekur ne bote.Popullit ne shumice nuk i beri pershtypje fare ,se ishte nje simbol i nderimit per deshmoret.Sa per pronat qe gjoja do ta zgjidhte pd e sidomos pr e ndriten fare ,e ngaterruan lemshin per interesat e nje klani te ngushte rreth Saliut qe kane perfituar me vjedhje dhe pronaret e vertete po hane kokat me njeri tjetrin.

  • Komunizmi ka vetwm njw simbol: drapër-cekanin. As ylli i kuq e aq më teper grushti, nuk jane simbole te komunizmit! Grushti, qoftë ne politike, qofte ne kulture e art, qofte ne sport, simbolizon forcen dhe unitetin. Logjikisht, grushti, ishte simbol i Levizjes Kunderfashiste Nacionalclirimtare dhe i fitores ndaj nazifashizmit. Po, grushtin e ka perdorur Enver Hoxha, do te thote ndokush. E pastaj, do te duhet qe ai simbol te behet theror? Ja, e bejne theror politikanet, por s`e bejne te tjeret, nga personat e shquar publikë e deri te njerezit e thjeshte, sidomos te rinjte. Shikoni si ngrihet grushti larte ne stadiume, ne pallate sporti, ne festivale e kudo per te shprehur gezimin, forcen!Lerini, more, keto fobira! Komunizmin s`e kthen dot as grushti dhe s`e ndalojnë as dy gishtat! Jane politikat e sukseshme te kapitalizmit qe e dergojne ate ne humbetire dhe politikat deshtake qe fillimisht e risjellin si nostalgji e me pas si aspirate a nevoje. Prandaj, nese jeni kunderkomuniste, mos u merrni me grushtet, as me gishtat larte, por me sukseset a deshtimet!

  • SHKRIMI ME REALIST PER ENVER HOXHEN!!
    Enver Hoxha dhe dështimi ynë
    Nga: DRITAN HILA
    Enver Hoxha dhe dështimi ynëKa mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, kë komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
    Bravo GSH!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *