Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ka sqaruar se nga i kanë ardhur informacionet në lidhje me akuzat e artikuluara prej tij në sallën e Kuvendit për përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Burime nga prokuroria konfirmojnë se në letrën e tij ligjvënësi demokrat nuk jep emra të personave që e kanë informuar, por mësohet se ai ka pranuar se informacionet i kanë ardhur nga ish-drejtues të policisë, të cilët tashmë nuk janë në detyra në Policinë e Shtetit. Ish-ministri i Mbrojtjes sqaron se disa ish-zyrtarë të lartë policie e kanë njoftuar se në Gjadër të Lezhës, kishte dyshime se me anë të avionëve po trafikohej drogë. Në letrën e tij, Imami pranon se informacionet nuk i ka siguruar në rrugë zyrtare.
“Disa ish-punonjës së policisë së shtetit më kanë informuar për trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike nëpërmjet bazës ushtarake të Gjadrit, aty ku është parë të ulet një avion civil”, mësohet të ketë shkruar Imami në letër.
Burimet nga organi i akuzës shprehen se të dhënat po verifikohen dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkohen emrat konkretë të ish-drejtuesve të policisë të cilët kanë ngritur dyshimet mbi trafikimin e lëndëve narkotike përmes Gjadrit. Gjithashtu Prokuroria është në proces verifikimi të të gjitha informacioneve që janë kërkuar nga Prokuroria nga institucionet në vend, ku përfshihet edhe Aviacioni Civil.

Rilindje ….. e pritur. Duke lene Imamin e te tjere te lire. Te genjejne e te hedbin balte mbi Forcat e Armatosura. Rilindja duhet te arrestoj Kulicin si komandant i skuadres se ekzekutimit.
Bajalldia per deri sa nuk jep emra po futet akoma me shume ne mut…As Saliu as Xhozefina nuk e lajne dot me!!!
Akoma jashte ky !!!!????
SA DO SHTYSH ME MASHTRIME O LEGEN SE PO TE PRET QELIJA
Mjer SHQIPERIA kur u besoi drejtimin e shtetit ketyre fytyrave. ARBEN,qenke me te vertet nje njeri mediokerr ! Qenke nga mendja fare bosh,e mos te te vij keq qe po ta themi. Me cfare llogjike ,qe edhe nje adolishent nuk do ta bente, ngre ne opinion nje thashethem nga ata qe jane larguar nga policia e aq me keq ,kur edhe ata thone se dyshojme. Ky veprim tregon se kini kurdisur si perhere vetem shpifje,te cilat vetem Sali Berisha i shpif e i beson. Cfare pushtetaresh jeni ju ,kur pa koqen e mendjes ,ne nje vend te nderuar si eshte perlamenti,po ju po e ktheni ne nje tempull humori te urryer, i quani shpifjet,apo dyshimet te verteta e aq me keq ngulni kembe edhe tani qe lakrat u dolen sheshit. Ti duhesh denuar pa hezitim si shperdorues te detyres ,si shpifes ,e trasmetim ne dem te shtetit te nje thashethemi nga ata qe ishin ne pushtet e i binin ciftelise. SI ke fytyre ti ,more adolishent 12-13 vjecar te shashe udheheqjen komuniste,te besh politike qe te te besoj populli. Po ju more derdimene nuk jeni as sa gishti i kembes se Simon STEFANIT, HEKURAN iSAIT, TE CILET AI SALIU YT I DASHUR I KISHTE SHUME PER QEF E NUK U LINTE RADHE PER TE DAL NE FOTO…… yyyyy SI NUK U VJEN PAK ZORE NGA VETJA! E QUANI VETEN UDHEHEQESA. JU QE NUK JENI AS PER KRYEPLAK FSHATI….
Pse duhet te te njoftojne dhe spiunojne prane teje dhe jo prane saliserbit!
Keta nxitojne te shpifin cdo dite e me shume me nje nxitim te pa pare!…..
Eshte frika qe i ka mberthyer per paudhesite e bera nga vete ata dhe duan te perfitojne sa te jete e mundur. Kohe…kohe …kohe …Pse !?
Po shajne e demnigrojne te gjalle e te vdekur , po ja nxijne faqen shqiptareve ne syte e botes ,
duan te deformojne e denigrojne cdo event , cdo nisiative cdo moment te jetes ne vend .Pse ?!!!!
Koha do e tregoje….ata e kane nje plan ….qofte per mire….
Se duken si OGRREZINJ .