PD: Rama dështoi në detyrën e tij parësore

redaktor

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po dështon në detyrën e tij parësore, atë të rendit dhe sigurisë në vend. Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi e konsideroi si tronditëse dhe kriminale ngjarjen e vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e një zonje arkitekteje.

“Atentati me eksploziv ndaj arkitektes Entela Çano, që për fatin e mirë nuk ia mori jetën, është një thirrje alarmi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, që sa vjen e përkeqësohet. Eksplozivi i djeshëm ka prishur qetësinë e të gjithë qytetarëve të vendit, pasi kur organizohet ekzekutimi i një gruaje në mes të ditës, krimi ka marrë revanshin më të egër, dhe autoriteti i policisë dhe i shtetit është në kuotat më të ulëta. Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë klimë kriminale në vend, që nuk kursen më askënd, as gratë, as fëmijët”, tha Vorpsi.

Sipas saj, kjo ngjarje dëshmon dhe një herë dështimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend. Kriza e rendit, është e lidhur me paligjshmërinë që buron në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit.

“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të marrë masa të menjëhershme. Nëse ai nuk ofron dot siguri për jetën e qytetarëve në vend, atëherë ai nuk është në gjendje të bëjë detyrën më parësore që i është ngarkuar nga Kushtetuta dhe nga qytetarët shqiptarë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Share This Article
1 Comment
  • Ik pirdhu moj fare e keqe !! Edhe kur ben pordha Saliziu , shan ,fyen e uturin e ka fajin Rama ??Po kur bie shi e bubullin , e ka fajin Rama ?? Ti je nje cope lecke ne duart e Agait tend , si do ai te perdor . Femer pa personalitet , turp , turp, turp ke felliqur edhe mbiemrin tiranas !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *