Mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për të verifikuar akuzat për përfshirjen e Ushtrisë në trafikun e drogës.
Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj u shpreh se Komisioni ka si qëllim zbardhjen e të vërtetës së akuzave të bëra publike.
Gjatë fillimit të punimeve pati debate rreth çështjes së zgjedhjes së sekretares së Komisionit, që u zgjodh kandidatja e propozuar nga mazhoranca.
Në seancën plenare të së enjtes, socialistët e demokratët bashkuan votat për të ngritur komisionin e posaçëm hetimor për të verifikuar akuzat për trafikun e drogës.
Me 91 vota pro dhe një kundër, Kuvendi i hapi rrugë komisionit të posaçëm. Komisioni hetimor për hetimin e akuzave të opozitës mbi implikimin e Forcave të Armatosura të dhe bazave ushtarake për transportin e lëndëve narkotike do të konstituohet sot duke zhvilluar dhe seancën e tij të parë. Vota kundër kësaj strukture të posaçme erdhi nga ana e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho.

Lum si ne,tani shpetuam dhe u rregullua cdo gje.Tani shqiptaret do te hane me luge floriri.