Tomasheviç nuk i thotë të gjitha për dëshmorin Musa Buta

anazapta

 E nderuar Dita. Së pari ju përshëndes. Sot një artikull i “Ditës” për një dëshmor nga Shkodra me titull “Historia tragjike e një dëshmori të panjohur”, (Musa Buta) ku, mes tjerash, si nëntitull theksohej se për të “nuk ka as varr dhe për të nuk është folur kurrë”. Jo rastësisht, por si një pinjoll i një shtëpie bazë të LANÇ e si shkrimtar, mora përsipër të isha redaktor letrar i disa librave vetaranësh, mes të cilëve të një libri të Vehbi S.Fishtës me titull “Portrete dëshmorësh  të LANÇ të Shkodrës”, botuar në Shkodër, më 2004, me rastin e 60-vjetorit të fitores përfundimtare mbi nazifashizmin e më pas edhe të përshkrimit që i bën Musa Buto Hoxhës një autor tjetër, Hysen Alibali, në librin “Si vëllezër, drejt fitores” (2006, fq. 49-50). Qysh atëhere që i pata lexuar në dorëshkrim më pat mbetur në kujtesë ky djalosh 21 vjeçar që varej jashtë trojeve e vatrës së tij dhe ajo nëna e malazezit Gojko Krushka që pas ekzekutimit, puthi të birin e më pas edhe Musa Buto Hoxhën, porsi djalin e vet.

Më parë kisha njohur të afërm të familjes së tij, motrën e vëllain, por dhe dhëndrrin e tyre, Alush Çenon, ish drejtor i radios lokale të Shkodrës për 30 vjet, tek shkoja në shkollën 8-vjeçare e përshëndesja përditë Musa Buto Hoxhën, pasi emrin e tij kishte një rrugë që më lidhte me shkollën dhe ai qe vendosur në një vend të dukshëm. Sot më befason ky shkrim. Gazetari juaj i talentuar Xhevdet Shehu i beson autorit të librit “Jetë dhe vdekje në Ballkan” të Bato Tomasheviçit.

Sot më befason edhe “Paradoksi” i Shehut, ku mes tjerash lexova se “Nga përpjekja që kam bërë individualisht pas botimit të librit të Bato Tomasheviçit, “…nuk kam rënë në gjurmët e të afërmve të tij dhe nuk kam mundur të mësoj më shumë për të”. I dashur Xhevdet, për dëshmorët tanë nuk ka arsye t’i besojmë verbërisht një të huaji. Mjafton të pyesje në Komitetin e Veteranëve të LANÇ të Shkodrës, ku do të takoje padyshim Vehbi Fishtën, autorin e librit ku në faqet 142-145 flitet për Musa Buto Hoxhën, madje shoqëruar edhe me foton e tij. Sot Vehbi Fishta është edhe kryetar i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Shkodrës. Bile ai do të tregonte se Musa Buto Hoxha është i shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendimin nr.29 të dt. 3.11.1969 të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Shkodrës, se ai vetë vite më parë ka shkuar në Cetinë, ka kërkuar e gjetur në varrezat e vjetra të saj edhe varrin e Musa Buto Hoxhës e të Gojko Krushkës e ka vendosur një kurorë mbi varrin e të dyve (pra ka edhe varr)!

Besoj se nqs është gjallë autori Tomasheviç do të ketë rast të mos i besojë as atij kushëririt të dëshmorit që jetonte në Kaliforni e që e falnderonte  në emër të të gjithë familjes pasi “gjatë regjimit komunist Musa Buta nuk u shpall dëshmor…”. Po ju përcjell faksimile të librit të autorit Vehbi S.Fishta e Hysen Alibali, por dhe të plotë shkrimin që i kushtohet këtij dëshmori, të njohur jo si Musa Buto, por si Musa Buto Hoxha.

 

Skender Temali

shkrimtar

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Eshte fat qe kemi deshmitare dhe studiues qe nuk lejojne te shtremberohet historia.
    Faleminderit zoti Temali.

  • Eshte e disate here qe Xh. Shehu vihet me fakte “me shpatulla per murri” po perseri vazhdon me avazin e tij. Tani, do te dale te kerkoje te falur? Nuk besoj se eshte nga ata burra….

  • – Nuk ka shtremerime as referenca te gabuara ! jam pergjigjur edhe une tek dosieri. thjesht nuk ka patur interesimin e duhur dhe ndofta rrethanat personale per te gjetur familjaret . nuk ka asgje tjeter.!

  • Eh,sa te pabera na behen te bera ne ditet e sotme.Deshmoret dhe heronjte,na i bejne frikacake,kurvare, deri dhe armiq e tradhetare.Ndersa ata,maskarenjte,zuzaret,pulaxhinjte ,lepurat e ferrave,kolaboracionistet,tradhetaret e vertete,na i bejne deshmore dhe heronj.Kesaj rremuje,i bejne sherbimin me te madh,me dashje apo pa dashje dhe mediat.E vleresoj shume artikullin sqarues,te zotit Skender Temali,nje artikull i shkurter,por qe i thote te gjithe te vertetat,”qe nuk i paska degjuar gazetari Shqiptar i “Dita”-s, se ai i huaji,Tomashevic,nuk ka dashur dhe as qe do t’i dije”.
    Po bej nje te pyetur,o gazetar,deri ne Komitetin e Veteraneve te rrethit perkates,ne kete rast te Shkodres dhe brenda minutes te japin “xhuvap”.E dini perse?Kane nje dokumentacion te sakte per deshmoret dhe heronjte:daten e lindjes,vendlindjen,formacionin partizan ku kane bere pjese dhe daten e vendin e renies deshmor.Ja kaq e thjeshte eshte,o gazetar,prandaj vrajeni pak mendjen,sepse nuk ju lexojme per rrjeshtat qe shkruani,por per saktesine e atyre qe shkruani.

    • -(sekret) mos deklaroni se i kane te rregjistruar gjithe deshmoret! Sepse pastaj do kerkojme qe deri me 29 Nentor te publikohen ne shtyp emrat e tyre dhe sic thua edhe rastet.! por nuk do dali numri 28 000. tung

  • flm zoti Temali,per sqarimin tuaj.pasi te afermit e deshmorit Musa Buto Hoxha jetojne akoma ne shkoder.dhe ne kohen e diktatures kane qene familje deshmoreh.dhe nuk kemi asnje te aferm ne kaliforni qe permend Tomashevic.dhe do i thoja gazetarit qe e ka shkrur qe te informohet me mire per shkrimet qe boton.dhe nese doni iformata te sakta rreth Musa Buto Hoxha me kontaktoni,pasi un jam mbesa e tij.

  • Musa Buto Hoxha eshte axha im motra e tij Fahrija jeton akoma ka dhe plot nipa dhe mbesa ,eshtrat e tij jan terhequr nga Cetinja dhe ndodhen ne varrezat e deshmorve ka qene 20 vjec kur e kan varur dhe eshte njohur gjithmon per deshmor Te aferm ne kaliforni nuk kemi dhe i lutem zotit Temali mos te botojn keshtu artikujsh qe shtremberojn emrin e deshmorve ne qoft se ka deshire mund ti le dhe nr e tel

  • Musa Buto Hoxha eshte axha im motra e tij Fahrija jeton akoma ka dhe plot nipa dhe mbesa ,eshtrat e tij jan terhequr nga Cetinja dhe ndodhen ne varrezat e deshmorve ka qene 20 vjec kur e kan varur dhe eshte njohur gjithmon per deshmor Te aferm ne kaliforni nuk kemi dhe i lutem zotit SHEHU mos te botojn keshtu artikujsh qe shtremberojn emrin e deshmorve ne qoft se ka deshire mund ti le dhe nr e tel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *