Kapshticë, grekët kthejnë 70 shqiptarë në kufi, duan garanci

anazapta

Autoritetet greke kanë vijuar edhe dje kthimin e emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë. Emigrantët thonë se pala greke u kërkon një garanci prej 3000-5000 eurosh, për t’i lejuar të kalojnë kufirin. Sipas emigrantëve, kjo situatë është e pajustifikueshme. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi autoritetet greke po shkelin rregullat e liberalizimit të vizave. Kufitarët e Kapshticës bënë të ditur se vetëm dje janë kthyer në kufi rreth 70 persona, të cilëve u është kërkuar garanci. Mes palëve është mbajtur edhe një takim për zgjidhjen e situatës.
 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *