Në ditën e parë të punës në Komisionin hetimor për akuzat mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në transportin e lëndëve narkotike, nuk kanë munguar batutat dhe akuzat mes palëve, ku anëtari i këtij komisioni, Piro Lutaj, ka kërkuar nga opozita ta kuptojnë që rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit i ka nxjerrë ata në minorancë. Gjatë punimeve të komisionit, batutat kanë shkuar përtej, përfaqësuesi i mazhorancës anëtar i komisionit hetimor, deputetit Arben Çuko, ka vizatuar një avion duke ua kaluar deputetëve të opozitës. Me një detaj: Pilotët janë vizatuar me hundën si “Pinoku”, e ndoshta ky element për të treguar se akuzat e opozitës nuk janë të vërteta! Data e shënuar në krah të avionit është 23 qershor 2013. Po që paska dorë ky Çuko! Ti mor djalë mund të hapësh një ekspozitë me këto!
