Ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, janë deputetët, të cilëve u janë mbajtur që nga fillimi i kësaj legjislature një pjesë e pagesave të deputetit. Asnjë prej tyre nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve të përhershme.
Përmes një hulumtimi, Portali Albeu mëson se ish-kryeministri Berisha nuk figuron në asnjë prej listave të përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare, ndërsa ish-kryetarja Jozefina Topalli figuron në Komisionin e Jashtëm, por që faktikisht nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.
Ish-kryeministri Berisha ka thyer edhe Rregulloren e Kuvendit. Ai nuk figuron i regjistruar në asnjë komision dhe kjo dallohet qartë nëse kontrollohet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.
Por neni 20 i Rregullores së Kuvendit e bën të detyrueshëm pjesëmarrjen në së paku një komision, të paktën formalisht.
“Në komisionet e përhershme marrin pjesë të gjithë deputetët dhe përbërja e tyre, për aq sa është e mundur, pasqyron grupet parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend. Kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të përhershme. Si rregull, deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit./albeu

Keta nuk dine ku i kane parate ju u qani hallin se nuk marrin rrogen .. si deputet .
bo-bo car poze PLAKU++ MANUSHAQJA,,pashuku+filoserbi,,,MIX—toksik…
po i hiqet nje qime nga postiqja-keshtu i thone kesaj,por megjithate eshte korrekte.Kolltuqet e Berishes me ngjyre te shpifur…si bark kalamajsh…jane ulur dy mjerane…
Rende i paskeni demtuar…
mos? i keni mare ne qafe more cfare beni keshtu, si do paguajne dritat dhe faturat e tjera mujore keta? ky lajm ma nxori gjumin vertet.
Dini te lexoni, dispozita nuk e ben te detyrueshem. Thote qe “mund”, pra me deshiren e tij jo “duhet”
Sa i ngjaka Xhozi piktures se varur ne mur ?!…
E c’i duan leket e komisioneve kur marrin dhurata ?!…
Mire bene Bash qe nuk e hedh ‘koven’ e vjeter sa nuk eshte i siguruar qe nuk rrjedhin ‘kovat’ e reja’…
Keta e kane vendin ne burg. Sekuestro pasurive qelbesirave.
tu ndalet gjithe rroga dhe tu jepet te varferve
Po parate e vjedhura gjoja dieta etj , a po imbahen xhoskes
Mire ja keni ber qenerve …po jo ,nje pjese po egjithe rroga
Shume i kane demtuar!