Një konflikt i çastit mes një grupi të rinjsh, në fshatin Zues të Shkodrës, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë ka humbur jetën 23-vjeçari Ditmir Ylli dhe është plagosur rëndë shtetasi Jetmir Molla.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë ish-fabrikës së çimentos në fshatin Zues të Shkodrës, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë janë konfliktuar për motive banale, ndërsa autori i krimit dyshohet të jetë 25-vjeçari Meraldo Hado, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosuri Jetmir Molla është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po punon për të zbardhur krimin.
