Një elektricist ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga shtylla. Ngjarja ka ndodhur në komunën Fier-Shegan në Lushnjë. Viktima është Thoma Rredhi nga Kruja. Mësohet se ai ishte duke punuar për ndryshimin e linjave të autostradës. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima nuk ka zbatuar rregullat e sigurisë në punë duke njoftuar eprorët, por ngjarja është ende nën hetim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë.
