Një grup deputetësh nga Partia Demokratike dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të dekorojë deputeten e Parlamentit Europian, Doris Pack. Kërkesa është dorëzuar nga Genc Pollo, i cili ka një raport të privilegjuar me euro-deputeten që prej kohës kur krijoi fraksionin (PDR) brenda PD-së. Letra, gjithashtu mban firmën e Majlinda Bregut, Aldo Bumçit, Jorida Tabakut dhe Sheferedin Shehut. “Me këtë letër do të donim t’ju shprehnim kërkesën për të shqyrtuar mundësinë për t’i akorduar një dekoratë të lartë deputetes së Parlamentit Europian zonjës Doris Pack. Zonja Pack, e cila nuk rikandidon më për në Parlamentin Europian, ka një kontribut të shquar përgjatë më shumë se dy dekadave të fundit për Shqipërinë duke nxitur, mbrojtur e përfaqësuar në mënyrë konsekuente interesin e integrimit europian të vendit tonë”, shkruhet në letër. Si thoni ju, do refuzojë Presidenti?

Pse o Genci te ka ngelur Partnerja dhe Dashnorja pa shperblyer?
Ky eshte urdher per Nishanin si mund ta mendoni qe ta tefuzoje benjamini i PD.
FATMIRI MEDIU I BIRI NJE RUSPIE FATURINO TRENI FAMILJE ORDINERE NE QYTETIN E FIERT DO NDREQI KY HJDUT SQIPERIN???
O zoti President i madh,ky Genci do qe ti jap dekorate dashnores se vet.Me thuaj si te veproj?-presidenti kukull,B.Nishani