Letër e nënshkruar
Adem Ciceri
Ka humbur Partia Socialiste. Kush e gjen te lajmeroje ne komisariatin me te afert. Dhe nuk e themi aspak per shaka, te me besoni. Sepse qe nga data 23 qershor, d.m.th. nga fitorja e zgjedhjeve, nuk ka asnje aktivitet partiak, nuk di te jete bere ndonje asamble partie, ndonje mbledhje e Komitetit Drejtues madje nuk di te jete mbledhur as kryesia. Gjithcka permblidhet mesa duket ne takimet e perjavshme te grupit parlamentar por kjo nuk eshte aspak jete partie pasi Partia eshte komplet tjeter gje. Krejt ndryshe ndodhte para 23 qershorit ku mbledhjet e forumeve te ndryshme partiake ne te gjitha nivelet ishin shume te shpeshta. Dhe te mos harojme qe nje element i rendesishem i luftes politike me PD, asokohe ne qeveri ishte pikerisht kjo, injorimi nga Saliu e te vetet i forumeve te Partise qe vec shume arsyeve te tjera, ishte dhe shkaku qe e katandisi PD-ne ne derexhene ku eshte sot. Por mund ta themi me plot gojen se aktualisht kjo semundje eshte transferuar ” me sukses te plote” tek PS sot ne pushtet. Dhe kjo nuk eshte aspak gje e mire sepse e atrofizon Partine, e shkeput ate nga masa e anetaresise dhe per pasoje edhe nga elektorati dhe shenjat per kete nuk po mungojne. Ankesat e shumta nga baza socialiste per injorimin e kerkesave dhe halleve te tyre me pretekstin se “ne nuk jemi vetem per tanet por per te gjithe” do te shoqerohet me siguri me nje kosto politike por atehere do te jete vone. dhe qe te mos ndodhe keshtu, duhet nje shkundje, nje rizgjim i strukturave te Partise nga qendra deri ne baze per tu dale per zot problemeve qe kane njerezit dhe te mos veprohet si keto 7-8 muaj qe PS “ka ikur ne drejtim te paditur”.
