Kush ishte David Selenica?

anazapta

I nderuar lexues! David Selenica ishte piktor ikonograf. Më 1726 së bashku me dy ndihmës ka pikturuar me afreske naosin e kishës së Shën Kollit (Voskopojës). Afresket shquajnë për frymëmarrjen e monumentalitetin e tyre, përfshijnë më se 1000 figura, ndërmjet të cilave ka tipa jetësorë si edhe me veshje të kohës. Më 1727 David Selenica ka pikturuar në kishën e Shën Prodhromit të Apozarisë (afër Kosturit, Greqi). Atij i atribuohen edhe disa ikona nga kishat e Voskopojës. David Selenica përfaqëson në shek.XVIII shkëlqimin e fundit të pikturës pasbizantine të Shqipërisë e të Ballkanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *