Një 35-vjeçar ka terrorizuar pasagjerët e një avioni që fluturonte nga Zvicra drejt Prishtinës.
35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kërcënoi se do të hidhte në erë avionin.
Sipas dëshmitarëve, ai mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng dhe duke thirrur “Allahu Ekber” u ka thënë pasagjerëve se do të shkonin me të në xhenet.
“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askush”, citohet ai nga dëshmitarët, të cilët kanë folur për “Koha Ditore”.
Mediat kosovare shkruajnë se në avion gjendej një profesionist i arteve marciale, Nehat Llovca, i cili ka bërë të mundur neutralizimin e 35-vjeçarit.

Nehat ……cfare i kishte thene Muhameti satem meqe e paske njohur o kafsh e shekullit te ri.
Nehat e neutralizoi ,o Eli,nuk ishte ai me shkrepse…
Duhet ta kete neutralizuar me artin marcial dhe jo parcial.