Drejt zgjedhjeve europiane të vitit 2014

anazapta

Më 22 e 25 maj 28 Shtetet Anëtare dhe 500 milion njerëz do të thirren për të zgjedhur 751 eurodeputetët (anëtarët) e Parlamentit Europian. Në krahasim me legjislaturën që po lënë pas, si do ndryshoje Asambleja e Strasburg nga zgjedhjet e Majit ?

Para se të analizojmë ekuilibrat, le të përpiqemi për të stimuluar veten mbi reflektimin në lidhje me strukturën e ardhshme të Parlamentit Evropian, ju duhet të mbani mend përbërjen aktuale të grupeve politike. Rezultatet e zgjedhjeve europiane të qershorit 2009 që sollën në dritë dy të dhëna të rëndësishme. E para, pjesëmarrja e votuesve, e cila arriti të prekte një trend europiane 43% (më të ulët duke e krahasuar me votimin e zgjedhjeve parlamentare të 1979) ndërsa e dyta, humbja e peshës relative të tri grupeve më të mëdha tradicionalisht të partive pro-europiane në favor të euro-rezistentëve ose ndryshe euroskeptikëve

Ekuilibrat e sotëm? Nga shtatë grupet e Parlamentit Europian në legjislaturën e shtatë të tijën, nga një total prej 736 vendesh (pastaj kaluan në 766 vënde në vitin 2013), grupi me numër më të madhe ngelet Partia Popullore Europiane me 265 (275) anëtarë, e ndjekur nga Alenaca progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) me 184 (194) anëtarë dhe me pas nga Alenaca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) me 84 (85) anëtarë. Grupet e tjera të pranishme ishin Aleanca e Lirë e të Gjelbërve/Europianë (GREENS/EFA) 55 (58) anëtarë, Reformistët dhe Konservatorët Europianë (ECR) me 54 (56) anëtarë, Grupi Konferederal i të majtëve Europianë të Bashkuar/e Majta e Gjelbër Nordike (GUE/NGL) me 35 anëtarë, Grupi Europa e Lirisë dhe Demokracisë (EFD) me 32 anëtarë. Ndër jo të regjistruarit kanë aderuar (NA) 27 anëtarë (më vonë ky numer arriti në 32 anëtarë në vitin 2013).

Në zgjedhjet europiane të Majit, është ende e vështirë të parashikohet se si do jetë përbërja e Parlamentit të ardhshëm, i cili mos harrojmë, do të jetë i përbërë nga 751 anëtarë (sipas udhëzimeve të traktatit të Lisbonës); megjithatë duke konsideruar shumë variabilitete të ndyshme, aktualisht kanë filluar të dalin disa të dhëna shumë interesante që meritojnë hipotezën dhe gjykimin e studiuesve të politikave europiane.

Në bazë të sondazheve që qarkullojnë në nivel europian dhe në Shtetet Anëtare po referoj disa statistika.

Partia Popullore Europiane (PPE) vlerësohet me rreth 30-31 %, e cila duhet të marrë rreth 220/230 vënde në parlament (rreth 40-50 më pak se në vitin 2009)

SocialDemokratët: Në krahasim me pesë vite më parë, mund të jenë të favorizuar të marrin një përqindje më shumë falë SPD-së  gjermane (me 25-26 % – 25 vënde ), Partisë Laburiste Britanike ( me 35-36 % – 25 vënde), Partisë Demokratike Italiane (me 30 % – 22 vënde), PS Franceze (me 19 % – 14 vënde) dhe PSD/UNPR Rumune (deri në 40-41 % – 13 vënde), pritet të arrijnë në një parashikim prej 29-30 % ose rreth 220 vende (25-30 më shumë se në vitin 2009 ) .

 

Liberal Demokratët: Mund të kenë një rënie të cilët me vështirësi mund të kalojnë 10% të cilët nuk duhet të marrin më shumë se 75-80 vënde (10-15 më pak se në vitin 2009) .

 

Partia e Gjelbër: Ata që do kenë një rënie të konsiderueshme janë të Gjelbërit të cilët janë stiamuar të arrijnë në 5 % dhe duhet të zënë rreth 40 të vëndeve (18 më pak se në vitin 2009).

Euroskeptikët: Ka të ngjarë që Euroskeptikët do të marrin vlersime entuziasmuese (përgjithësisht ultra-konservatorët). Edhe pse vlerësohet me rreth 12-13 % që përcaktojnë rreth 80-90 vënde, vështirë se do të mund të  formojnë një grup të unifikuar politik, pasi Britanikja UKIP (të dhënat paraprake mendohen të jenë 20% – 15 vënde) së bashku me Polaken IPVQ (30-32 % – 16 vënde), do të “co-jetonin” keq me Italianen Lega Nord (e vlerësuar me 4% – 3 vënde) ose Frontit Nacional të Marine Le Pen (24 % – 18 vende), të cilët gjithashtu nga ana tjetër do të kishin vështirësi për të qëndruar me Nazistët Grekë – Agimi Artë (e vlerësuar me 11% – 3 vënde) ose me Hungarezen Jobbik (e vlerësuar në 12-13% – 3 vënde).

Radikalët e majtë: Edhe Radikalët e majtë mendohet se do të merrni një rezultat të mirë të vlersuar me rreth 7-8 %, e cila rezulton me 50-60 vënde, 20 vënde më shumë krahasuar me vitin 2009.

Në më pak se një muaj nga zgjedhjet europiane dhe në bazë të kësaj figure me supozime fillestare, mund të pohojmë se partitë tradicionalisht pro-evropiane si Partia Popullore Europiane, Socialdemokratët, Liberalët dhe partia Gjelbër duhet të marrin rreth 545 dhe 560 vende (50-65 më pak se aktualisht që numerohen 610). Ekstremistët e krahut të djathtë (ose ndryshe konservatorët dhe partitë e ekstremit të djathtë) pritet të arrijnë në një total prej  90 deri 100 vende (30 më shumë se në vitin 2009), ndërsa partitë e majta ekstreme parashikohet të jenë midis 50 dhe 60 vende (20 më shumë se 2009). Nëse këtyre i shtojmë ato euro-deputetë që do të renditen “jo në list” (midis 30 dhe 40), mund të themi se boshti tradicionalisht pro-europian duhet të jetë në gjendje për të ruajtur shumicën absolute të Asamblesë së Strasburgut me rreth 73-75 % të vëndeve ndërsa pjesa anti-europianë nuk duhet të kalojë pragun prej 20-23%.

Sipas këtyre numrave, vështirë të jetë i verifikushëm tejkalimi i karrigeve për partit anti-europiane. Por, sidoqoftë, shqetësimi më alarmues është dhe mbetet pjesëmarrja e qytetarëve europianë në votime, që mund të paraqesin një rënie të mëtejshme në krahasim me vitin 2009, dhe si e tillë do të merrte një kuptim të fortë simbolik në drejtim të pakënaqësisë për projektin europian në tërsi këto pesë vitet e fundit. Javët në vijim do të jenë vendimtare edhe sepse rezultati i zgjedhjeve do të pagëzojë një parlament i cili, në sajë të risive të paraqitura nga Traktati i Lisbonës, do të ketë më shumë pushtet dhe do të marri pjesë në mënyrë aktive në të gjithë legjislacionin europian.

Për herë të parë, në qytetin hollandez të Maastricht është zhvilluar debati i parë televiziv në të gjithë historinë e Bashkimit Europian midis kandidateve të dizenjuar për presidencën e komisionit europian Jean-Claude Juncker (PPE), Martin Schulz (S&D), Guy Verhofstadt (ALDE) dhe Ska Keller (Greens). Pasi në sajë të udhëzimeve të Komisionit, në zgjedhjet për Parlamentin Europian, qytetarët do të votojnë listat e partive që tregojnë kandidatët për presidencën e Komisionit Europian, një zhvillim i rëndësishëm që do të forcojë rëndësinë politike të zgjedhjeve shpesh karakterizuar nga një mungesë e përgjithshme e interesit.

Zgjedhjet europiane të muajt Maj do të vazhdojnë të jenë një ngjarje e rëndësishme për kontinentin dhe është e nevojshme që debatet politike të shëndërrohet në një instrument komunikimi dhe të fillojë të marri një përmbajtje më të gjerë, pasi Europa mbetet horizonti jonë i vetëm politik.

Share This Article
2 Comments
  • “Partia Popullore Europiane (PPE) vlerësohet me rreth 30-31 %, e cila duhet të marrë rreth 220/230 vënde në parlament”

    Cili sondazh ka nxjerre kete shifer per rezultatet e mundshme? Se panorama sipas projeksionit te vendeve ne PE nuk shkon me shume se 209 vende per momentin per PPE ( 27.83%) dhe 203 (26.50%) per PES. (ja linku me perqindjet; http://www.elections2014.eu/en/news-room/content/20140324STO39616/html/2014-European-elections-latest-projections-of-seats-in-the-Parliament )

    Dhe euroskeptiket ose me sakte lideret e partive ndryshe nga cfare pasqyroni ju e kane deklaruar se pavaresisht perplasjeve ne ideologji jane gati t’i tejkalojne ato per te arritur synimin e perbashket ne PE formimin e grupit.

  • Kur pesimet nuk behen mesime, antieuropianet,skeptiket,ekstremistet e te dy kaheve do te bejne ‘parti’…

    Ky votim pritet te jete nje ‘vote revolte’ pasoje e krizes se gjithanshme, qe njekohesisht lexohet antieuropiane dhe antielite.

    Shume analista politike,bazuar dhe ne shume e shume sondazhe, po i parashikojne keto zgjedhje si ‘europiani i 21 Prillit’, qe do cudise Europen si ne vitin 2002 ne France,kur ne zgjedhjet presidenciale kaloi ne raundin e dyte Fronti Kombetar.

    Te mos harrojme qe edhe pritshmeria e pjesmarrjes ne votime do jete me e larte, rrjedhoje e rritjes se kopetencave te parlamentit europian.

    Megjithate,po afrojne,le te presim…dhe pa harruar se ai qe pret shume te mos pres aq shume…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *