Marku: Ja cilat janë dy problemet e PD-së

redaktor

Lufta kundër korrupsionit dhe puna e administratës publike janë dy nga çështjet për të cilat Partia Demokratike nuk ka përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve përkundrejt zotimit elektoral të katër viteve më parë. Deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku thotë se qeveria, duhet të tregojë angazhim në mënyrë të veçante për luftën ndaj korrupsionit, një nga kartat me të cilat erdhi në pushtet në 2005. “Duhet që PD të kërkoj një mandat të tretë por në fillim duhet ta shoqëroj me masa drastike në luftën ndaj korrupsionit. Dy janë problemet bazë që kanë të bëjnë me qeverisjen në Shqipëri. E para është lufta ndaj korrupsionit. Nuk mund të shfaqesh sikur problemin e ka kundërshtari politikë. Çështja e dytë mendoj se është administrata, efikasitetit I saj”, thotë Marku. Sa i përket pritshmërie për koalicionet parazgjedhore, Mark Marku thotë se zgjerimi i koalicionit të mazhorancës majtas mund të përfshijë Partinë Demokracia Sociale të Milos apo edhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Mark Marku gjithashtu komenton edhe deklaratat e ditëve të fundit për familjarët e Kryeministrit apo të familjarëve të kreut të opozitës, ndërsa e cilëson këtë situatë si shterpësi alternativash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *